LAJMI I FUNDIT:

Vritet me armë zjarri në rrugë 35-vjeçarja shqiptare në Firence

Vritet me armë zjarri në rrugë 35-vjeçarja shqiptare në Firence

Një 35-vjeçare shqiptare është qëlluar për vdekje në rrugë në Castelfiorentino në Firence të Italisë. Klodiana Vefa me origjinë shqiptare dhe nënë e dy fëmijëve, u vra disa dhjetëra metra larg shtëpisë ku banonte, me sa duket në kulmin e një debati.

Mediat italiane bëjnë të ditur se policia është në kërkim të burrit të saj, i cili është i pagjurmueshëm. Të dy, të cilët prej disa kohësh nuk jetonin më bashkë, por nuk ishin ndarë ligjërisht.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të së enjtes në mbrëmje. Disa persona dëgjuan zhurmën e disa të shtënave me armë zjarri në rrugë dhe thirrën policinë. Kërkimet për burrin e gruas shtrihen në të gjithë Val d’Elsa, midis Poggibonsi, në provincën e Sienës dhe Empoli, në provincën e Firences.


Sipas rikonstruksioneve që po heton policia, shkak do të kenë qenë mosmarrëveshjet e çiftit, ndoshta për shkak të xhelozisë së burrit. Klodiana Vefa punonte si kamariere në një piceri dhe ishte integruar në komunitetin e Castelfiorentino, ku jetojnë shumë shqiptarë.

Karabinierët gjetën dy gëzhoja në tokë që kishin shpërthyer nga një armë, por arma nuk u gjet. Besohet se ajo do të jetë marrë nga vrasësi, i cili iku me makinë. Kamerat private dhe publike mund të kenë kapur rrugën e arratisjes dhe dëshmitarët në rrugë mund të japin informacione të rëndësishme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori