LAJMI I FUNDIT:

Vriten me kallashnikov dy vëllezër në Durrës, u gjetën pa jetë brenda makinës

Vriten me kallashnikov dy vëllezër në Durrës, u gjetën pa jetë brenda makinës

Dy persona humbën jetën në një atentat që ndodhi pasditen e së hënës në Durrës. Viktimat e vrarë me armë zjarri janë vëllezër dhe janë gjetur brenda një automjeti tip Golf pranë tregut të makinave në Shënavlash të Durrësit.

Viktimat, mësohet të jenë vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia, të cilët kanë qenë duke lëvizur me automjet kur janë qëlluar dhe ekzekutuar nga disa persona. Nuk bëhet ende i ditur identiteti i autorëve të kësaj ngjarje, ndërsa viktimat janë gjetur përkatësisht në vendet e  drejtuesit të  mjetit dhe pasagjerit.Viktimat njihen si tregtarë automjetesh dhe sot kanë nisur aktivitetin.

Pista kryesore është ajo e larjes së hesapeve për shkak të borxheve. Krimi  paraprakisht deklarohet se është kryer me një armë automatike kallashnikov.


Postblloqe të shumta policore janë ngritur në hyrje  daljet e Durrësit dhe në zonën e Fushë Krujës. Kontrolle për gjetjen e autorëve po kryhen dhe në zonën përreth.

Shumë persona në zonë janë shoqëruar në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni mbi krimin dhe rrethanat e tij./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori