Ministria tha se dhjetëra islamistë kanë vdekur në këtë zonë në ditët e fundit. Të shtunën ka vdekur ushtari i tretë francez në konflikt.

Forcat e udhëhequra nga Franca kanë nisur një operacion ushtarak në Mali në mesin e muajit janar, për të kërkuar largimin e islamistëve radikalë, të cilët kontrollonin pjesën veriore të vendit për më shumë se një vit.


Ofensiva shumë shpejt i ka çrrënjosur luftëtarët islamistë nga qytetet kryesore dhe tash luftimet janë koncentruar në terrenet malore në verilindje. /Rel/Telegrafi/