Giacomo Vrioni është gati të rikthehet në Evropë pas aventurës së tij katërvjeçare në Shtetet e Bashkuara.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare i ka dhënë fund eksperiencës në MLS, ku luajti fillimisht me New England Revolution dhe më pas me CF Montreal. Megjithëse rrallëherë ishte protagonist në fushë, ai përfitoi financiarisht nga kontratat e majme përtej Atlantikut.


Sipas shifrave zyrtare, Vrioni ka përfituar rreth 7,5 milionë dollarë gjatë katër viteve të tij në SHBA.

Tashmë, pas një periudhe relativisht në hije në Amerikë, 27-vjeçari synon të nisë gjithçka nga e para në futbollin europian. Megjithatë, interesi për të deri më tani nuk ka qenë maksimal.

Gjithsesi, mediat italiane raportojnë se dy klube të Serie B kanë shfaqur interes konkret për sulmuesin: Cesena dhe Reggiana, të cilat janë të gatshme t’i ofrojnë mundësinë për të treguar vlerat e tij.

Vrioni ka përvojë të mëparshme në futbollin italian dhe aktualisht ndodhet në Itali, ku po pret të finalizojë një marrëveshje me një skuadër të re. /Telegrafi/

telegrafi sport app