LAJMI I FUNDIT:

A i vret alkooli vërtet bakteret dhe viruset? Le të ngremë gotat tona dhe të bëjmë një dolli

A i vret alkooli vërtet bakteret dhe viruset? Le të ngremë gotat tona dhe të bëjmë një dolli
iStock

Alkooli absolutisht dezinfekton, por…

Meqenëse të gjithë jemi të inkurajuar sot të përdorim dezinfektues duarsh – dhe ata janë bërë kryesisht nga alkooli, a do të na ndihmojë konsumimi i alkoolit edhe kundër armiqve të vegjël të padukshëm si p.sh. viruset dhe bakteret?

Është e vërtetë që alkoolet e të gjitha llojeve vrasin bakteret në sipërfaqe, por alkooli në trup funksionon ndryshe – dhe kjo është një gjë e mirë, transmeton Telegrafi.


Nga pikëpamja kimike, ekzistojnë tri lloje kryesore të alkoolit: izopropil, etil dhe metil. Ata të gjithë vrasin bakteret duke thyer membranën qelizore, duke bërë që komponentët e brendshëm të qelizës të treten.

Shumica e dezinfektuesve të duarve përmbajnë alkool izopropil ose etilik (etanol).

Alkooli etilik është një lloj alkooli që gjendet edhe në pijet alkoolike, por kur e konsumoni, procesi i tretjes zbërthen shpejt molekulat e etanolit, duke e bërë më të vështirë për ta të vrasin bakteret që hasin.

Në fakt është një gjë e mirë, sepse trupi ynë përmban miliarda baktere të mira pa të cilat nuk mund të jetojmë. Nëse etanoli mund të vriste bakteret në trupin tonë, do të shkatërronte ato baktere të mira së bashku me ato të këqija.

Konsumimi i tepërt i alkoolit, siç e dimë, mund të ketë shumë efekte toksike në trupin tuaj, duke përfshirë acarimin e mukozës së zorrëve, mbingarkimin e mëlçisë (që çon në cirrozë) dhe shkatërrimin e indeve të trurit. Pra, për fat të keq, alkooli nuk do të dezinfektojë asgjë në trupin tuaj dhe justifikimi se po shëron mbetet vetëm një justifikim. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Asgjë nuk ka më mirë: Recetën e Dalai Lamës për lumturinë e ka vërtetuar edhe shkenca!

Asgjë nuk ka më mirë: Recetën e Dalai Lamës për lumturinë e ka vërtetuar edhe shkenca!

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori