Atentatet dhe vrasjet po ndjekin njëra-tjetrën në hapësirë kohe jashtëzakonisht të shkurtër. Kjo ngre pyetjen nëse autorët frymëzojnë të tjerët për të kryer të njëjtën vepër?
Orlando, Nice, Wuerzburg, Munich, Reutlingen, Ansbach. Një seri e egër e vrasjeve, pjesërisht me dhe pjesërisht pa sfond islamik. A ekziston një lidhje në mes të veprave të kryera, apo ndoshta, në kohën e medieve digjitale, një krim i jep sinjal kryerësve të tjerë që të sulmojnë? Dyshimet ekzistojnë, por është shumë vështirë të zbulohet kjo lidhje. Por edhe për shkak – me përjashtim të situatave ende të hapura në Florida – të gjithë autorët janë të vdekur. Vendimi i tyre për të marrë armët në rastin më të mirë mund të rindërtohet në bazë të provave rrethanore. Por intervali i shkurtër kohor në mes të këtyre vrasjeve është tepër irritues.
Së paku një formë e veçantë e krimit shpesh përfshin imitimin e aktit, ajo është gjakderdhja. Matematikania amerikane Sherry Towers nga Universiteti Shtetëror i Arizonës bëri një pasqyrë kronologjike të 468 sulmeve në Shtetet e Bashkuara në periudhën ndërmjet shkurtit 2005 dhe janarit 2013.
Duke u bazuar në hulumtimet e saj, ashtu siç ka shkruar, mund të arrihet në përfundimin e mëposhtëm: “Ekzistojnë indikacione kuptimplota se vrasjet që janë kryer me armë zjarri dhe si pasojë me një numër të vdekurish (mass killings) ishin të frymëzuara nga ngjarje të ngjashme në të kaluarën. Rreziku më i madh ekziston brenda 13 ditëve të para pas një gjakderdhjeje. Në atë periudhë kohore shtohet rreziku i ri i gjakderdhjes për 22 për qind”.
“Të menduarit infektues”
Gjakderdhja, thotë Towers, varet në mënyrë vendimtare nga disponueshmëria e armëve të duhura. Në SHBA, rreziku që të rinjtë mund të jenë qëlluar me armë është pesë herë më i lartë se në vendet e tjera të industrializuara. 87 për qind e të gjithë njerëzve të vrarë në mes 0-14 vjeç kanë jetuar në Shtetet e Bashkuara. Shumë pak ndikim në këtë gjendje kishin çrregullimet mendore. Në kontrast, ndikim të madh kanë pasur raportet e medies për rastet e mëparshme të vrasjeve. Raportimet e medies, sipas Towers-it, munden që tek të rinjtë në një nivel të vetëdijshëm apo të pavetëdijshëm të ngjallin imitim të dhunës.
“Një formë e tillë infektive e të menduarit nuk është jobindës. Kështu, njerëzit e rinj labilë mund të jetë të gatshëm për të menduar në lidhje me vetëvrasjen kur paraprakisht raportohet për të në pothuajse të gjitha mediet. Gjithashtu është dëshmuar se raportet e vrasjeve dhe vetëvrasjeve mund të rrisë numrin e akteve përkatëse”. Towers paralajmëron se në kohë dhe hapësirë aktet e dhunës duken sikur kemi të bëjmë me përhapje të sëmundjeve infektive.
Përgjegjësia e medieve
Raportimi i medieve në lidhje me përsëritjen e akteve të dhunshme luan një rol të madh, shkruan antropologu dhe sociologu Loren Coleman, autor i librit për imitimin e akteve të dhunshme. Ai i këshillon mediet se ndër të tjera të kenë në konsideratë zgjedhjen e
fjalëve. Kështu që, sipas tij, mediet nuk duhet të flasin për sulme të “suksesshme” të dhunshme dhe as në lidhje me sulme “ të dështuara” vetëvrasëse. Ai thotë se kjo ndikon që lexuesit individualë të arrijnë në përfundim se ka nevojë vetëm për stërvitje të mjaftueshme dhe pastaj mund të arrihet efekti i dëshiruar. Gjithashtu, thotë ai, duhet shmangur imazhet e stereotipave të tilla si, “i riu miqësor nga lagjja” ose “i çmenduri i vetmuar”. Shumica e këtyre tregimeve janë shumë më komplekse, paralajmëron Coleman.
Zeynep Tufekci, profesoreshë e sociologjisë në Universitetin Princeton, tregon se sa fuqi kanë imazhet: Vrasësi i armatosur rëndë jep përshtypjen e plotfuqishmërisë – dhe për këtë arsye mund të duket se bën thirrje që të imitohet. Për shkak të kësaj, thotë ajo, mediet duhet të jenë të përmbajtura kur është fjala për përdorimin e imazheve të tilla, si dhe kur është fjala për zbulimin e identitetit të vrasësit. Nëse emri publikohet, thotë Tufekci, kjo sugjeron popullaritet që imituesit e mundshëm gjithashtu e dëshirojnë.
Pra, mediet mund të kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme për të animuar imituesit. Por nuk duhet të jetë mbitheksuar roli i medies, thotë avokatja dhe kriminologia Britta Bannenberg. “Në asnjë rast të vetëm nuk mund të thuhet tani për tani se mediet janë ato që kanë nxitur ndonjë vepër të tillë. Por mediet ndoshta luajnë një rol, sepse synojnë identifikimin e agresorit. Gjithmonë bëhet fjalë në lidhje me identifikimin me figura hakmarrëse dhe idhujt që kanë kryer akte të ngjashme”.
Ky proces, thotë Bannenberg, zakonisht shtrihet për muaj. Pjesën më të madhe të kohës kjo ndodh para një kompjuteri. Aty imituesi identifikohet me modelin e tij, aty gjen një justifikim për aktin e tij. Shumë persona mbajnë një ditar ose kanë shkruar tregime imagjinare, duke e përshkruar aktin. Ata janë të rrethuar nga armët e vërteta dhe të rreme, shkruajnë shënimet vetëvrasëse, ose paramendojnë se çfarë lloj të rrobave duhet të veshin gjatë aktit.
“Dhe vazhdimisht lexojnë në lidhje me kryerësit e tjerë, dokumente, pamje dhe video të vrasjeve, duke imituar veten si kryes të veprës”.
Pasqyra kronologjike e 468 sulmeve në SHBA
A-Raportimi i medieve në lidhje me përsëritjen e akteve të dhunshme luan një rol të rëndësishëm, shkruan antropologu dhe sociologu Loren Coleman, autor i librit, “Imitimi i akteve të dhunshme”. Ai i këshillon mediet se ndër të tjera të kenë në konsideratë zgjedhjen e fjalëve. Kështu që, sipas tij, mediet nuk duhet të flasin për sulme të “suksesshme” të dhunshme dhe as në lidhje me sulme “të dështuara” vetëvrasëse.
B- Matematikania amerikane Sherry Towers nga Universiteti Shtetëror i Arizonës bëri një pasqyrë kronologjike të 468 sulmeve në Shtetet e Bashkuara në periudhën ndërmjet shkurtit 2005 dhe janarit 2013. Duke u bazuar në hulumtimet e saj, ashtu siç ka shkruar, mund të arrihet në përfundimin e mëposhtëm: “Ekzistojnë indikacione kuptimplota se vrasjet që janë kryer me armë zjarri dhe si pasojë me një numër të vdekurish (mass killings) ishin të frymëzuara nga ngjarje të ngjashme në të kaluarën. Rreziku më i madh ekziston brenda 13 ditëve të para pas një gjakderdhjeje. Në atë periudhë kohore shtohet rreziku i ri i gjakderdhjes për 22 për qind.
C- Njerëzit e rinj labilë mund të jetë të gatshëm për të menduar në lidhje me vetëvrasjen kur paraprakisht raportohet për të në pothuajse të gjitha mediet.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë – paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Trump po përgatitet të nënshkruajë urdhrin për mbylljen e Departamentit të Arsimit

Pas rrahjes me sigurimin e Komunës së Beogradit, qytetarët dhe opozita konfrontohen me policë që tentojnë t’i arrestojnë

Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Si do të dukej një Gaza e ardhshme sipas planit 53 miliardë dollarësh të Egjiptit

Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Trump paralajmëroi Hamasin për pasoja të rënda nëse nuk i liron pengjet - i kundërpërgjigjet grupi militant

Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Zelanda e Re shkarkon të dërguarin në Mbretërinë e Bashkuar, pas komenteve që i bëri për Trumpin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi