LAJMI I FUNDIT:

Vrasja në Skenderaj, gjithçka që dihet deri tani

Vrasja në Skenderaj, gjithçka që dihet deri tani
Foto: Ilustrim

Një person është vrarë pasditen e së mërkurës në një lokal në Skenderaj, ndërsa lidhur me vrasjen deri tani janë arrestuar dy persona.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i tha të mërkurën Telegrafit se viktima është një 42 vjeçar.

“…Më 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Sala e Hamit Jashari’ në Skenderaj.


Sipas informatave të shtënat kanë ndodhur brenda një lokal ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës”, ishte shprehur Zahiti.

Ndërkaq, nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës bën të ditur se janë identifikuar dy personat e dyshuar për këtë rast dhe fillimisht të dyshuarit ishin në arrati.

“Prokurori i rastit nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë menjëherë në vend ngjarje ku është konstatuar se një person ka mbetur i vrarë. Rasti është cilësuar si ‘vrasje e rëndë’ dhe dy persona të dyshuar janë identifikuar…”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni.

E disa orë më vonë nga vrasja e 42-vjeçarit, Policia e Kosovës fillimisht njoftoi për arrestimin e njërit të dyshuar dhe më pas arrestimin e të dyshuarit të dytë.

Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj
Lexo po ashtu Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Fillimisht mbrëmjen e së mërkurës është arrestuar 62-vjeçari H.I., i dyshuar për vrasjen brenda një lokali në rrugën “Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj.

Sipas Policisë gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, autoritetet kanë sekuestruar një armë të gjatë, një karikator me 30 fishekë, 15 fishekë të një kalibri tjetër dhe tri revole.

Pas marrjes në pyetje, me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ndërkohë që në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës, Policia arrestoi edhe personin e dytë të dyshuar.

Në një njoftim zyrtar, policia bëri të ditur se hetuesit e sektorit rajonal të hetimeve në Mitrovicë Jug, pas një pune intensive hetimore, kanë arritur të lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin B.I., 33 vjeç.

“I dyshuari B.I., mashkull, 33 vjeç, është arrestuar në Prishtinë dhe tek ai janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, policia njofton se hetuesit, në koordinim me prokurorin e shtetit, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme proceduralo-hetimore për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare, kryetari i KQZ-së e njoftoi Osmanin se janë në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë

Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare, kryetari i KQZ-së e njoftoi Osmanin se janë në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Bandat shqiptare dominojnë tregun e drogës në Britani, përveç një qyteti të madh ku e kanë të pamundur të depërtojnë

Bandat shqiptare dominojnë tregun e drogës në Britani, përveç një qyteti të madh ku e kanë të pamundur të depërtojnë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Vrasja në Skenderaj, të arrestuarit janë babë e bir

Vrasja në Skenderaj, të arrestuarit janë babë e bir

Kronika e Zezë
Rama kthen në humor goditjen e tavolinës

Rama kthen në humor goditjen e tavolinës

Lajme
Kalo në kategori