I akuzuari Orges Zhugolli, është gjetur fajtor nga Gjykata e Prishtinës për vrasjen e A. Zh., pas një konflikti në komunikacion në shtator të vitit 2022.

Ndërsa për pikën dy të aktakuzës, armëmbaje pa leje, i njëjti është liruar pasi gjyqtari Ertan Sejfulla tha se nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale pasi që nuk i është gjetur thika.


Ndërsa do të ketë edhe një seancë tjetër për lartësinë e mbajtjes së dënimit.

Sipas aktakuzës, Zhugolli kishte goditur me thikë në krah të ndjerin, pasi të njëjtit paraprakisht ishin duke vozitur me vetura, në golf 2 gjendej Zhugolli kurse në golf 6 gjendej i ndjeri, dhe kishin tentuar të bënin tejkalimin.

I ndjeri kishte tentuar që ta tejkaloj veturën e Zhugolllit, por që ishte penguar në tejkalim nga tashmë i akuzuari, duke ja bllokuar dy shiritat e rrugës.

I ndjeri kishte provuar disa herë të bëjë tejkalimin, deri në një moment kur edhe ka arritur ta tejkaloj veturën e tashmë të akuzuarit, i është bërë me dije të ndalet nga Orges Zhugolli.

Ndalja e veturave nga të dy palët, rezultoi me fatalitet për të ndjerin, pas një konflikti mes palëve.

Çfarë thotë dosja e Prokurorisë?

Sipas dosjes së Prokurorisë, më 12.09.2022, rreth orës 20:50, afër marketit “Melis”, që gjendet në fshatin Gllamnik, komuna e Podujevës, i pandehuri Orges Zhugolli ka privuar nga jeta A. Zh., për shkak të një konflikti që kanë pasur në komunikacion.

Sipas aktakuzës në atë mënyrë që derisa tani i ndjeri ishte duke drejtuar veturën e tipit “Golf 6”, në të cilën gjendeshin edhe Endrit Rrustemi, Redon Rrustemi, Valon Uka dhe Valdrin Rrustemi, të cilët ishin nisur për në Prishtinë, në fshatin Gllamnik, takojnë veturën “Golf 2”, të cilën e drejtonte tani i pandehuri Orges Zhugolli, dhe në momentin kur tani i ndjeri tenton që të tejkalojë, i pandehuri e pengon duke vozitur në mes të dy shiritave dhe me shpejtësi të ngadaltë.

Tutje, sipas aktakuzës, pas disa përpjekjeve tani i ndjeri arrin që të tejkalojë dhe posa që i pandehuri vëren që ajo veturë e tejkalon, ai fillon nga tani i ndjeri të kërkojë që të ndalet duke blinduar me drita, dhe pas pak i ndjeri e ndal veturën afër marketit “Melis” dhe menjëherë prapa tij ndalet edhe i pandehuri Orges Zhugolli, i cili del nga vetura me thikë në dorë.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Orges Zhugolli i afrohet Endrit Rrustemit dhe e shtyn me qëllim që ta largojë mirëpo i pandehuri fillon të shajë, i afrohet tani të ndjerit dhe menjëherë e godet një herë me thikë në gjoks në anën e majtë të kraharorit dhe menjëherë largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa dëshmitarët Endrit Rrustemi, Redon Rrustemi, Valon Uka dhe Valdrin Rrustemi shokun e tyre e dërgojnë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, ndërsa viktima rreth orës 03:00 të datës 13.09.2022 në QKUK ndërron jetë, raporton Kallxo.

Më këtë Orges Zhugolli akuzohet se ka kryer veprën penale – vrasje.

Sipas pikës dy të aktakuzës, i pandehuri Orges Zhugolli akuzohet edhe për veprën penale – armëmbajtje pa leje.