Prokuroria Themelore e Ferizajt ka dhënë detaje mbi vrasjen që ka ndodhur të premten në fshatin Bibaj, ku një 89-vjeçar dyshohet se u vra nga një polic, i cili ishte jashtë detyrës zyrtare.
Prokuroria Themelore e Ferizajt në një përgjigje për Telegrafin, thonë se lidhur me vrasjen ka ndaluar dy persona të dyshuar, dhe se janë duke punuar për zbardhjen e kësaj çështje.
“Ju njoftojmë se mbrëmë nga Policia e Kosovës është njoftuar prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, se rreth orës 19:30 në fshatin Bibaj, komuna Ferizaj, në parkingun e sallës së dasmave “Fron Palace”, ka ndodhur një rast i vrasjes dhe një person ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me armë zjarri. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar i dyshuari F.R., (zyrtar policor) në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërsa, më vonë me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar edhe një person tjetër në kohëzgjatje prej 48 orësh për veprën penale në bashkëkryerje të vrasjes”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Gjithashtu, Prokuroria ka njoftuar se trupi i pajetë i viktimës S.S., (1935), me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë (IML).
“Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke punuar në mënyrë intensive për zbardhjen e rrethanave të kësaj çështje penale. Po ashtu, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj dy të dyshuarve do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ne Gjykatën kompetente për shkak të dyshimit të veprave penale të lartëcekura”.
Ndryshe, një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten në fshatin Bibaj të Ferizajt, një person u vra në parkingun e sallës e dasmave “Fron Palace”.
Viktima S.S i moshës 89-vjeçar dyshohet se u vra nga një zyrtar policor, vrasja dyshohet se është kryer me armë zyrtare, ndërsa i dyshuari ishte jashtë orarit të punës.
Pak orë pas vrasjes, në rrjetet sociale u shpërnda identiteti i personit të vrarë dhe dorasit, viktima ishte axha i Prindon Sadriut, bashkëshortit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Gjithashtu, sot disa media raportuan se presidentja Osmani dhe bashkëshorti i saj kanë qenë në dijeni lidhur me rastin, dhe se vrasja ka ndodhur për arsye morali. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historiku: Atentati që tronditi Lezhën sonte, djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt

Haxhi Avdyli i LVV-së konfirmon marrëveshjen me Nismën: I kemi 61 vota

Atentat me katër të plagosur në Tiranë, mes tyre dy të mitur

Sot i ekzekutuan babanë në Lezhë, kush ishte Roan Brahimi i vrarë në Greqi - njihej si kundërshtarë i Ervis Martinajt

Deliu-Kodra: Qëndrimi i Nismës mund të ndryshojë sipas rrethanave politike

Gjithçka që ndodhi në seancën e dytë të dështuar për konstituimin e Kuvendit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Gjesti befason me deklaratën në Big Brother VIP Albania: Unë vet e kam bërë punën që të më goditë dikush

I qeshur dhe duke bërë shenjën e grushtit - Jozi shfaqet në një tjetër video mes miqsh në Tiranë

Atentat me katër të plagosur në Tiranë, mes tyre dy të mitur

Historiku: Atentati që tronditi Lezhën sonte, djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt

Meloni takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë - italiania befasohet nga furia e gazetarëve

"Pa të në fushë Man Utd do të luftonte për mbijetesë" - Rio Ferdinand tregon lojtarin më të rëndësishëm të Djajve të Kuq