LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e studentes shqiptare, autori kishte kohë që e planifikonte – u kishte treguar shokëve fishekët (Video)

Vrasja e studentes shqiptare, autori kishte kohë që e planifikonte – u kishte treguar shokëve fishekët (Video)

Aldison Belulaj kishte ditë, ndoshta edhe javë, që planifikonte krimin makabër të ndodhur pasdrekën e së dielës në Tiranë.

Sipas dëshmive të marra nga vendlindja e të rinjve në Zharrës të Fierit, 23-vjeçari ia kishte treguar planin shokëve të tij e madje u kishte treguar atyre edhe plumbat me të cilët do të kryente krimin.

“Humbja tragjike e jetës së 21-vjeçares ishte e papritur, por jo për rrethin shoqëror të autorit. Ky i fundit e kishte deklaruar një javë më parë se do të kryente vrasjen e vajzës, si dhe vetëvrasjen e tij. Madje kishte treguar edhe dy plumbat me të cilët kreu aktin”.


Kështu shprehet gazetarja e ABC News, Valbona Daçi, e cila këtë të hënë ka shkuar në shtëpinë e dy të rinjve në Zharrës të Fierit.

Një ditë pasi Ariela Murati, vetëm 21-vjeç u qëllua për vdekje nga 23-vjeçari Belulaj, pasi vajza refuzoi që të kishte një histori dashurie me të, familja e studentes së Drejtësisë ka hapur dyert e mortit.

E reja ishte kërcënuar vazhdimisht nga 23-vjeçari, e madje shqetësimin e saj ia kishte rrëfyer jo vetëm prindërve, por edhe të afërmve të saj.

Vetëm pak ditëm parë, Belulaj kishte debatuar me kushërinjtë e vajzës, në qendër të fshatit Zharrëz dhe besohet se ata i kishin kërkuar që ta linte 21-vjeçaren të qetë.

Ishte ora rreth 14:50 minuta, kur Aldison Belulaj i doli para Ariela Muratit, e cila ishte e shoqëruar nga motra dhe vajza e tezes.

Ai e qëlloi të renë me dy plumba e më pas e ktheu armën nga vetmja.

Studentja në vitin e tretë të Drejtësisë gjeti vdekjen, ndërsa Beluli ndodhet i shtruar në spital. /tvklan.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori