LAJMI I FUNDIT:

​Vrasja e mësimdhënëses, LDK kërkon të reagojë shteti

​Vrasja e mësimdhënëses, LDK kërkon të reagojë shteti

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vrasjes së mësimdhënëses në Prishtinë, nga burri i saj, duke theksuar se ky rast dhe të tjerët të ngjashëm janë një alarm që po qëndron i ndezur në vazhdimësi ndaj të cilit duhet të reagojë shteti dhe gjithsecili në përgjegjësinë që na takon.

LDK nëpërmjet një reagimi, ka thënë se mëngjesi i Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, erdhi me lajmin e kobshëm ku një grua u privua nga jeta nga burri i saj.

“Është koha e fundit që shteti e ne si shoqëri të veprojmë. Është koha e fundit që shprehja e ngushëllimeve të zëvendësohet me veprime konkrete për një mjedis të sigurt e kushte të barabarta për gratë. Vajzat e gratë duhet të jenë të sigurta, të mbrojtura e të barabarta. Dhuna e vrasja e grave nuk duhet të lejohet që të kaloj në normalitet. Ta privosh nga jeta një grua është humbje për një shtet e një shoqëri. Na takon të bëhemi përgjegjës për një jetë të dinjitetshme të secilës vajzë e grua. Kjo është një detyrë që duhet përmbushur domosdoshmërisht. Shteti duhet të veproj, drejtësia gjithashtu, si dhe familja e mbarë shoqëria. Është urgjente”, thuhet në reagim.


Lidhja Demokratike e Kosovës, kërkon që rastet e tilla të trajtohen me urgjencë e seriozitet maksimal nga organet e drejtësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Lajme
Kalo në kategori