Konfidencialiteti është jetik për ekzekutimin e suksesshëm të sulmeve ajrore me aeroplanë të padukshëm, në territorin e armikut dhe jashta radarëve të tyre, por disa kongresmenë amerikanë nuk mendojnë kështu. Ata mendojnë se duhet të zbulohen informacionet mbi paratë e taksapaguesve që janë shpenzuar në një fuqi të re ushtarake - bombarduesin ajror amerikan B-21.

Forcat Ajrore të SHBA-ve ka thënë se nuk ka ndërmend të publikojnë specifikat me kostot e aeroplanit, që konsiderohet si “shtylla kurrizore” e së ardhmes ushtarake amerikane në rrafshin e sulmeve dhe kërcënimeve të fshehta ushtarake.


Ata kanë dhënë disa informacion,e por jo të detajuara. Sipas vlerësimit të Sekretarisë së Mbrojtjes, kostoja e aeroplanit do të jetë afërsisht 560 milionë dollarë.

Forcat Ajrore të SHBA-ve kanë plan që ta testojnë aeroplanin në mes të viteve 2020, ndërsa shpresojnë se ai do të zëvendësojë bombarduesin B-1, i cili duhet të tërhiqet nga përdorimi më 2040.