LAJMI I FUNDIT:

Vrasësi i klubit të natës në Stamboll zbulon në gjyq detaje: Qëllimi im ka qenë të vrasë të krishterët gjatë festës së tyre (Foto)

Vrasësi i klubit të natës në Stamboll zbulon në gjyq detaje: Qëllimi im ka qenë të vrasë të krishterët gjatë festës së tyre (Foto)

Sulmuesi, që e kishte pranuar se i kishte vrarë 39 persona në një klub të natës në Stamboll gjatë natës së Vitit të Ri, ka deklaruar në gjyq se qëllimi i tij ka qenë të vrasë të krishterët, raporton Reuters duke cituar mediat turke.

Gjatë seancës dëgjimore, ai ka pranuar se para sulmit në klubin e natës “Reyna” kurrë më parë nuk kishte kryer ndonjë sulm, dhe se qëllimi i tij i vetëm ka qenë “të kryej sulmin mbi të krishterët gjatë festës së tyre”, transmeton Telegrafi.

Sulmuesi Abdulgadir Masharipov fillimisht kishte për qëllim ta kryej sulmin në sheshin Taksim, por e kishte ndërruar mendjen për shkak të masave të mëdha të sigurisë në atë zonë.


Masharipov është arrestuar më 16 janar në Stamboll dhe zyrtarisht është akuzuar si pjesëtar i organizatës së armatosur terroriste, vrasje masive, posedim të armëve të rënda.

Gjatë seancës, ai i është drejtuar të pranishmëve duke thënë se më me dëshirë do ta pranonte dënimin me vdekjes, dhe se nuk pendohet për atë që ka bërë.

Në vitin 2002 në Turqi është hequr dënimi me vdekje, si pjesë e marrëveshjes së Turqisë për anëtarësim në BE. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori