LAJMI I FUNDIT:

Vrasësi i dhjetë afro-amerikanëve dënohet me burgim të përjetshëm, familjari i të vrarit tenton ta sulmojë në sallën e gjyqit

Vrasësi i dhjetë afro-amerikanëve dënohet me burgim të përjetshëm, familjari i të vrarit tenton ta sulmojë në sallën e gjyqit

Një mbështetës i ri i ideologjisë së epërsisë së bardhë mbi popullatën e me ngjyrë, u dënua sot me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht për vrasjen e dhjetë afrikano-amerikanëve në vitin 2022 në Buffalo, në shtetin perëndimor të Nju Jorkut.

Payton Gendron, 19 vjeç, u deklarua fajtor në një total prej 15 akuzash, duke përfshirë vrasjen dhe terrorizmin dhe të shtënat masive të 14 majit në Buffalo, transmeton Telegrafi.

Pasi disa të afërm të të vrarëve folën për sulmin, Gendron u kërkoi falje familjeve të viktimave, duke thënë se tani nuk mund ta besojë atë që bëri dhe shpreson se krimi i tij nuk do t’i motivojë të tjerët të ndjekin shembullin e tij.


Ky është një nga sulmet më vdekjeprurëse të kryera në vitet e fundit në Shtetet e Bashkuara.

“Më vjen shumë keq për gjithë dhimbjen që u kam shkaktuar viktimave dhe familjeve”, tha Gendron.

“Nuk mund të shpreh se sa shumë pendohem për të gjitha vendimet që çuan në aksionet e 14 majit. Unë bëra një gjë të tmerrshme atë ditë. Qëllova dhe vrava njerëz sepse ishin të zinj”, shtoi ai.

Pak momente para verdiktit, një familjar i njërit prej të vrarëve tentoi ta sulmojë Gendronin, por policia ka parandaloi incidentin.

Gendron transmetoi drejtpërdrejt video të sulmit në platformën e transmetimit Twitch, pasi postoi tekst racist në internet duke detajuar frymëzimin e tij për vrasje të tjera masive me motive racore, thanë autoritetet.

Gendron është personi i parë në Nju Jork i dënuar për terrorizëm të “brendshëm me motive të urrejtjes racore”. E familjarët e disa prej viktimave thanë sot se duan që Gendron të dënohet me burgim të përjetshëm.

“Nuk dua të dënohet me vdekje”, tha Wayne Jones, djali i vetëm i Celestine Chaney që u vra pikërisht nga Gendroni. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Evropa
Tensione në Bosnje, BE dërgon trupa shtesë për të ruajtur paqen

Tensione në Bosnje, BE dërgon trupa shtesë për të ruajtur paqen

Bosnja
Dodik kërkon ndihmën e Rusisë për t'i shpëtuar arrestimit

Dodik kërkon ndihmën e Rusisë për t'i shpëtuar arrestimit

Bosnja
Rutte pritet të takohet me Trumpin me dyshime ende të varura mbi angazhimin e SHBA

Rutte pritet të takohet me Trumpin me dyshime ende të varura mbi angazhimin e SHBA

Evropa
Gjenerali ukrainas viziton ushtarët në rajonin rus: Nuk ka frikë nga rrethimi i forcave tona

Gjenerali ukrainas viziton ushtarët në rajonin rus: Nuk ka frikë nga rrethimi i forcave tona

Evropa
Kalo në kategori