Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat gjatë ditës do të dendësohen duke krijuar kushte për riga shiu.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s. /Telegrafi/