LAJMI I FUNDIT:

Voziti në shpejtësi më shumë se dyfishi i lejuar, shoferit nga Gjakova i ndalohet drejtimi i automjetit për një vit

Voziti në shpejtësi më shumë se dyfishi i lejuar, shoferit nga Gjakova i ndalohet drejtimi i automjetit për një vit
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njoftoi të shtunën se në Gjakovë ka gjobitur me 500 euro një shofer, pasi ka zhvilluar shpejtësi dyfish më të lartë se sa shpejtësia e lejuar.

Sipas njoftimit, të njëjtit po ashtu i është ndaluar drejtimi i automjetit për një vit në territorin e Kosovës.

Po ashtu bëhet e ditur se ai ka lëvizur me shpejtësi 118 km/h në rrugën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h.


“Njësitet patrulluese në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë gjatë realizmit të detyrave dhe kontrollit të trafikut në rrugën ‘Gasper Karaqi’ në Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren)​, me datën 14 janar 2023 në ora 13:16, me anë të laserit për matjen e shpejtësisë kanë identifikuar një automjet i cili në këtë segment rruge ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h, ishte duke lëvizur me shpejtësi prej 118 km/h”.

“Ndaj drejtuesit të mjetit (bazuar në dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor) i është shqiptuar gjoba prej 500 euro, 5 pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për një (1) vit”, thuhet në komunikatën për media. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Kalo në kategori