Policia e Ferizajt ka ndëshkuar dy shoferë për tejkalim të shpejtësisë në zonat urbane, përkatësisht në rrugën "Rexhep Bislimi", gjatë datave 1 dhe 3 maj 2025.

Sipas komunikatës zyrtare, shoferët me inicialet Ç.XH (24 vjeç) dhe F.S (48 vjeç) janë kapur duke vozitur përkatësisht me 76 dhe 71 kilometra në orë, ndonëse kufiri i lejuar në këtë rrugë është vetëm 40 km/h.


Për shkeljet e tyre, të dy shoferëve u janë shqiptuar masat ndëshkuese: gjobë prej 200 eurosh, 2 pikë negative në patentë shofer dhe ndalim i të drejtës së ngasjes për një periudhë prej tre muajsh.

Policia Rajonale e Ferizajt ka ritheksuar rëndësinë e respektimit të rregullave të komunikacionit, sidomos në zonat urbane ku rreziku për aksidente është më i lartë. Ajo gjithashtu inkurajon qytetarët të raportojnë çdo shkelje përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” apo në numrat:
📞192 | 0290/326-250 | 0290/322-406