LAJMI I FUNDIT:

Votuesja djeg kabinën e votimit në Moskë

Votuesja djeg kabinën e votimit në Moskë

Disa rusë raportohet se kanë dëmtuar kutitë e votimit në Rusi dhe tani po shfaqen pamje të reja, të cilat po shfaqin protestën e qytetarëve rreth zgjedhjeve presidenciale ruse.

Incidenti i fundit i raportuar përfshinte një grua që në dukje i vuri zjarrin një kabine votimi në Moskë, raporton skynews.

Ndodhi në një nga qendrat e votimit në Qarkun Administrativ Juglindor të kryeqytetit rus, sipas Baza, një kanal Telegram që besohet të jetë i lidhur me shërbimet ruse të sigurisë.


Një grua gjeti "një mënyrë të veçantë të protestës", në ditën e zgjedhjeve në Rusi
Lexo po ashtu Një grua gjeti "një mënyrë të veçantë të protestës", në ditën e zgjedhjeve në Rusi

Videoja duket se e tregon atë duke hedhur një lëng të ndezshëm mbi kabinë përpara se të ndezët dhe më pas të nxjerrë telefonin e saj për të filmuar zjarrin.

Ka gjithashtu raportime se një koktej molotov është hedhur në një qendër votimi në Shën Petersburg.

Ndryshe, Vladimir Putin pritet të zgjidhet presidenti i shtetit rus pasi nuk ka kundërkandidat. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Botë
Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Evropa
Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Bosnja

"Alarmohet" Vuçiq, thërret seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë - pas vendimit për Dodikun

Serbia
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
Turistët perëndimorë hyjnë në Korenë e Veriut për herë të parë në pesë vjet

Turistët perëndimorë hyjnë në Korenë e Veriut për herë të parë në pesë vjet

Azia
Kalo në kategori