Një pjesë e votuesve të kontestuar nga Pusteci edhe më tej janë në Listën Zgjedhore. Kontrolli elektronik i listës i cili nga sot është vendosur në inspektim publik tregon se në Listën Zgjedhore edhe më tej janë të pranishëm banorë të Pustecit. I atillë është rasti me 17 gra dhe burra të cilët jetojnë në të njëjtën adresë, rruga “29 nëntori” nr. 116 në Resnjë që edhe më tej janë në Listën zgjedhore.
Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor thonë se ata nuk mund “me duar të tyre” t’i fshijnë këto banorë. “Procedura është si vijon – qytetarët vet duhet të shkojnë në MPB dhe të kërkojnë ndryshim të adresës së banimit dhe më pastaj ta shtojnë tek ne, më pastaj ta fshijmë. Ne nuk mundemi vet t’i fshijmë”, sqaron zëdhënësja e KSHZ-së Lupka Guguçevska duke shtuar se Listën Zgjedhore, KSHZ-ja e jep në bazë të të dhënave të MPB-së dhe gjykatat themelore të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Para zgjedhjeve parlamentare në dhjetor të viti 2016, nga Lista Zgjedhore ishin fshirë numër i madh nga votuesit e Pustecit që kishin adresa në Komunën Qendër, ndërsa tani në Listën Zgjedhore nuk i ka 66 banorët e Pustecit që ishin të regjistruar në të njëjtën banesë në rrugën “Maksim Gorki”. Por edhe atëherë ishin fshirë të gjithë votuesit nga Pusteci që fituan letra të njoftimit në Resnjë – nga KSHZ-ja thanë se është e mundur që këto persona në ndërkohë të kenë siguruar lista pronësore dhe marr kushtin ligjor të vendosen në listën zgjedhore të votuesve, ndërsa se si kanë arritur të sigurojnë listat pronësore duhet të vërtetojë Prokuroria.
Disa nga këto banorë fituan letër njoftimi para zgjedhjeve lokale të vitit 2013.
Në Listën Zgjedhore që sot është vendosur në inspektim publik për referendumin e caktuar në vjeshtë, janë regjistruar 1.805.700 banorë dhe do të zgjas deri më 23 gusht. Inspektimi bëhet në zyrat e KSHZ-së dhe në mënyrë elektronike në ueb faqen zyrtare të KSHZ-së. Qytetarët gjatë kontrollimit duhet të identifikohen me letër njoftimi apo pasaportë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës