Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka votuar para pak çastesh.

Hoxhaj tha se qytetarët sot janë para dy opsioneve, transmeton Telegrafi.


"Sot është dita kur flasin qytetarët e jo politikanët. Ata janë para dy opsioneve, para rimëkëmbjes ekonomike apo para një opsioni të mjegullës dhe izolimit të vendit. Ju dëshiroj suksese të gjithë qytetarëve”, tha shkurtimisht ai.

150047685 715051852514474 8436246029319216984 n

Hoxhaj gjatë votimit ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. /Telegrafi/