Klubi shqiptar, Voska Sport do të luajë nesër finalen e parë dhe historike në Kupën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa për kundërshtarë do të ketë Tikveshin nga Kavadari.
Skuadra nga Ohri që këtë vit luajti sezonin debutues në Superligën e Maqedonisë, kërkon që të bëjë të vetin trofeun e Kupës për herë të parë në histori.
Para finales së madhe që do të luhet nesër, nga tabori i ekipit shqiptar kanë folur trajneri Srgjan Zaharievski dhe kapiteni Kostadin Zahov.
“Ndryshe nga Tikveshi, ne jemi një klub i ri që ekziston prej disa vitesh, ky është viti i parë i Voskës në Ligën e Parë dhe arritëm menjëherë në një finale historike, që është një sukses i madh. E përfunduam kampionatin në vendin e dëshiruar, kështu që tani do të luajmë kundër Tikveshit në Kupën e Maqedonisë. Ata kane pasur paraqitje shumë të mira në sezonin pranveror dhe dua t’i përgëzoj për vendin e katërt në tabelë që është një arritje e madhe për Tikveshin. Ata po luajnë mirë, por ne ende jemi në formë të mirë, kemi qenë të pamposhtur për një kohë të gjatë dhe kemi ardhur në Shkup për të garuar dhe fituar Kupën e Maqedonisë. Një herë kam marrë pjesë në finale si trajner i Metalurgut dhe kemi humbur me Rabotniçkin. Shpresoj që tani me Voska Sport të jemi më të suksesshëm dhe të arrijmë synimet tona”, ka thënë në konferencën për shtyp trajneri i Voska Sport, Srgjan Zaharievski.
Ndërkohë Kostadin Zahov që më herët e ka fituar këtë trofe edhe me Shkëndijën e Tetovës, është shprehur se është një emocion tjetër, duke shpresuar që ta fitoj Kupën edhe me Voskën.
“Pres një ndeshje të mirë. Tikveshi është një ekip cilësor, luan futboll sulmues dhe e meriton të jetë këtu. Edhe ne kemi pritshmëritë tona nga ndeshja për trofe. Është shumë ndryshe nga eksperiencat e mia të mëparshme në gara të tilla. Ndoshta edhe një sfidë shumë më e madhe. Shpresoj që të arrijmë kupën. Jemi afër kupës, por finalja duhet luajtur në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Zahov.
Nga ekipi i Tikveshit ka folur tekniku i skuadrës Gjorgji Mojsov, i cili ka vlerësuar ekipin e Voskës, por ka thënë se fituesi do të vendoset nga detajet.
“Kur jemi tashmë në finale, sigurisht që jemi këtu për ta fituar. Nuk do të jemi modestë, duam të fitojmë kupën. Besoj se lojtarët e mi do të jenë sa më të motivuar dhe do ta mbyllim këtë sezon në mënyrën më të mirë të mundshme. Fituesi mund të vendoset nga një moment, gabim apo detaj i një futbollisti të caktuar”, ka thënë Mojsov.
Finalja e Kupës së Maqedonisë së Veriut ndërmjet Tikveshit dhe Voska Sport do të luhet nesër në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, duke nisur nga ora 19:00. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Salah parashikon derbin që Liverpooli e zhvillon përballë Man Cityt

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë