Nga tërmeti i fuqishëm që e shkundi Shqipërinë të martën në mëngjes është goditur edhe Bashkia e Vorës ku për fat të mirë nuk ka pasë viktima në njerëz, por ka shumë dëme materiale.
Shumë objekte banesore dhe shtëpi tashmë janë të pabanueshme duke bërë kështu që shumë persona të mbesin pa kulm mbi kokë.
Në ndërkohë, në Bashkinë e Vorës tashmë janë ngritur gjashtë qendra me tenda për akomodimin e të gjithë atyre që kanë mbetur pa strehë.
Kushtet për jetesë brenda këtyre tendave nuk janë fort të mira dhe gjithçka bëhet edhe më e rëndë edhe për shkak të kushteve jo të mira atmosferike.
Një nga qytetarët, Sabri Vrioni, që ka folur për Klan Kosova ka treguar më shumë detaje lidhur me gjendjen brenda tendave.
“Ne po jetojmë në këto kushte që na shikoni bashkë me familjen. Ne po qëndrojmë për rreth katër-pesë ditë këtu. Batanijet, ushqimet dhe veshmbathjet na kanë sjellë si ndihmë, ndërsa jastëkët, dyshekët dhe krevatet i kemi marrë nga shtëpitë tona”.
Por, ky qytetar i Vorës duket se nuk ka mbetur i pastrehë nga goditja e fundit e tërmetit, por qysh nga tërmeti që e goditi Shqipërinë në muajin shtator.
“Unë jam i pastrehë qysh nga tërmeti që ka rënë në shtator dhe deri tani nuk është bërë asgjë. Kanë ardhur dhe e kanë vizituar shtëpinë që ka dalë e pabanueshm. Më kanë thënë që do të riparohet, por edhe pas dy muajve nuk është marrë asnjë masë”.
Ai ka thënë se fëmijët e tij janë akoma të traumatizuar nga tërmeti, derisa është shprehur i shqetësuar se ata mund të sëmuren nëse vazhdojnë të jetojnë në këto kushte.
Në ndërkohë, ka edhe banorë të tjerë që pikërisht për shkak të kushteve brenda tendave nuk po futen brenda tyre, por po e bëjnë gjumin në vetura.
“Po jetojmë në makinë që nga dita e parë që ka rënë tërmeti. Na është shembur pallati dhe nuk kemi ku të qëndrojmë. Çadrat që janë vënë aty nuk e menduam se mund të ishim shumë rehat”, ka thënë një qytetare tjetër për Klan Kosovën.
Ajo ka thënë po ashtu se është e vështirë kjo mënyrë jetese, por ka thënë se janë në pritje të hapave që do të merren për sistemimin e tyre.
Në njërën nga tendat e vendosura në këtë pjesë të Vorës është e vendosur edhe familja e Daniela Asanaj e cila foli për Klan Kosovën ku tha se ka shumë frikë që fëmijët do t’i sëmuren nga kjo gjendje.
“Jemi të tmerruar, mbrëmë kemi ardhur këtu. Jam me kalamajtë tek mami. Kam qenë e vendosur në një shtëpi me qira, por qiraxhiut ju prish shtëpia”.
“Jemi dhjetë persona të terrorizuar nga tërmeti. Jemi në gjendje shumë të keqe”.
Ndërkohë, edhe një qytetar tjetër ka thënë se brenda tendës ku ai është vendosur janë duke jetuar 15 anëtarë dhe se gjendja aty është shumë e rëndë.
“Jemi në gjendje kritike. Po patën mundësi të na ndihmojnë vëllezërit kosovarë në çfarëdo mënyre. Jemi në një gjendje katastrofale”, thotë qytetari. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj