LAJMI I FUNDIT:

I vonohet lëshuarja e vizës, Zafir Berisha nuk udhëton nesër për intervistim në Hagë

I vonohet lëshuarja e vizës, Zafir Berisha nuk udhëton nesër për intervistim në Hagë

Njëri nga ish-komandantët e UÇK-së, Zafir Berisha, nuk do të udhëtojë nesër për në Hagë, për intervistim nga Prokuria Speciale.  Atij i është vonuar dhënia e vizës për udhëtim.

“Nuk mundem të udhëtoj sepse nuk ma kanë dhënë vizën me kohë”, tha Berisha.

Zafir Berisha ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.


Ai, është dashur që nesër të udhëtojë për në Hagë për t’u intervistuar me 21 janar .

“Unë nesër (e hënë), kam pasur të udhëtoj, por vizën ma kanë lëshuar për pasnesër. Tash pres që të ma caktojnë një ditë tjetër”, tha Berisha për “PrizrenPress”.

Zafir Berisha, në cilësinë e deputetit, ka qenë kundër formimit të Gjykatës Speciale.

Ai vazhdimisht ka akuzuar presidentin aktual të Kosovës, Hashim Thaçin dhe deputetë të cilët në atë kohë votuan themelimin e kësaj gjykate.

Sipas tij, lufta e UÇK-së ka qenë e pastër si loti.

“Tendenca për ta krahasuar luftën çlirimtare të UÇK-së me luftën gjenocidale të Serbisë nga kjo gjykatë, e cila është produkt i një “raporti” me të dhëna nga Serbia dhe mbetjet e tyre në Kosovë, është ofendim për mira qytetarë të vrarë nga aparati shtetëror i Serbisë”, shprehet ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Kronika e Zezë
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Kalo në kategori