Von der Leyen bisedon me Kovaçevskin: Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria janë afër një marrëveshjeje

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, njoftoi sot se ka biseduar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ku kanë biseduar për arritjen e një marrëveshje në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.
"Kam pasur një bisedë të mirë telefonike me kryeministrin Kovaçevski. E mirëpres lajmin se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria janë afër një marrëveshjeje që merr parasysh interesat dhe shqetësimet.
Komisioni Evropian është i gatshëm të fillojë procesin e skriningut me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në rrugën e tyre evropiane", shkruan Von der Leyen në "Twitter"./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
01/07/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































