Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se veprimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të votuar në zgjedhjet në Shqipëri ka një konotacion të fortë politik dhe se ajo do të donte të bisedojë me Kurtin për motivet e tij për një gjest të tillë.
Pavarësisht kësaj, Von Cramon ka thënë se nuk mendon se ky veprim i Kurtit do të ketë pasoja më serioze për vazhdimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.
Në një deklaratë për gazetën serbe “Danas”, raportuesja për Kosovën deklaroi se ajo vetëm mund të konfirmojë atë që tashmë e kishte thënë lidhur me votimin e Kurtit në zgjedhjet në Shqipëri, se ajo nuk ishte dakord me një veprim të tillë. Ajo nuk e sheh mundësinë e reagimit zyrtar për këtë çështje, por thekson se me dëshirë do të fliste me Kryeministrin e Kosovës për motivet e tij lidhur me dërgimin e një mesazhi të tillë, transmeton Telegrafi.
“Veprimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të votuar në zgjedhjet në Shqipëri ka një konotacion të fortë politik sepse ai nuk është një qytetar i zakonshëm me dy shtetësi. Sipas mendimit tim, nëse Kryeministri i një vendi voton në një vend fqinj, nuk i kontribuon stabilitetit të Ballkanit Perëndimor. Nëse do të kem rast, do të doja të diskutoja me Kurtin cilat ishin motivet e tij për këtë veprim. Unë nuk mendoj se votimi Kurtit do të reflektojë në dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, por është e qartë se ne nuk mund të zbatojmë standarde të dyfishta për çështjen e shtetësisë së dyfishtë për serbët e Kosovës dhe shqiptarët nga Kosova”, theksoi Von Cramon.
Të përkujtojmë se kritika e Von Cramon drejtuar publikisht Kryeministrit të Kosovës lidhur me votimin e tij në zgjedhjet e Shqipërisë ishte njëra nga reagimet e para të tilla të ashpra të raportueses në PE për Kosovën ndaj zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës.
Kryeministri i Kosovës sot ka udhëtuar në Bruksel ku do të takohet me zyrtarët e BE-së për vazhdimin e dialogut me Serbinë, menjëherë pasi Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte gjithashtu në Bruksel, ku pati takime me zyrtarët e lartë të BE-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi