Në nëntor, Volvo prezantoi modelin EX90 të ri, duke zbuluar një SUV elektrik elegant me tre rreshta dhe të mbështetur me teknologji.

Ky model do të shërbejë si ofertë kryesore e markës, por ata që duan pak më shumë rehati tani kanë një opsion me dy rreshta me katër ulëse që quhet EX90 Excellence, modelin që kompania e kishte prezantuar në panairin që po mbahet në Shangai, transmeton Telegrafi.


volvo ex90 excellence das interieur 1

Ndryshimet më të rëndësishme qëndrojnë brenda modelit, ku Volvo hoqi sediljet e rreshtit të tretë.

Prodhuesi i automjeteve rriti luksin duke zëvendësuar rreshtin e dytë me dy ulëse individuale të ndara, ku në mes është një lloj ‘dollapi’.

volvo ex90 excellence das interieur

Karriget vijnë me jastëk për rehati më të madhe, dhe ky dollap përmban gjithashtu një frigorifer brenda ku mund të vendosni një shishe të madhe pijesh.

volvo ex90 excellence kuhlschrank fur sekt oder selters

volvo ex90 excellence becherhalter in der mittelkonsole

‘Dollapi’ apo “konsola qendrore”, përmban gjithashtu një kristal që kontrollon shpërndarësin e aromave.

Gjithashtu ka një panel kontrolli për sediljet me ngrohje dhe masazh, me ndriçim që përmirëson më tej ambientin. /Telegrafi/

volvo ex90 excellence das exterieur 1