LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen synon reduktimin e stafit në njërën prej fabrikave gjermane – shkaku, kërkesa e ulët për makina elektrike

Volkswagen synon reduktimin e stafit në njërën prej fabrikave gjermane – shkaku, kërkesa e ulët për makina elektrike

Volkswagen po synon të reduktojë stafin në fabrikën e saj në qytetin gjerman lindor të Zwickau për shkak të kërkesës së ulët për makina elektrike, njoftoi të mërkurën agjencia e lajmeve dpa.

Prodhuesi gjerman i automjeteve pritet të zvogëlojë stafin duke lejuar skadimin e kontratave me afat të caktuar, gjë që mund të prekë disa qindra punonjës në fund të tetorit, sipas informacioneve të dpa, transmeton Telegrafi.

Më shumë se 2,000 njerëz punojnë në fabrikë me kontratë me afat të caktuar, prej rreth 10,700 punonjës në total, sipas dpa-s.


Volkswagen tha se është planifikuar një takim me stafin në fabrikën e Zwickau të enjten, por nuk pranoi të komentojë mbi specifikat.