Volkswagen pritet t'i mbyll 7 mijë vende pune

422:"WOLFSBURG, GERMANY - MARCH 12: People wait for a train as the power station of the Volkswagen factory stands behind on March 12, 2019 in Wolfsburg, Germany. Volkswagen CEO Herbert Diess said earlier today that he is committing the company to an electric car future and has set ambitious greenhouse gas reduction goals for the VW by aiming to make the entire company CO2 neutral by 2050. (Photo by Sean Gallup/Getty Images) 12:"Getty Images
Gjiganti i industrisë automobilistike Volkswagen AG ka paralajmëruar se në katër vitet e ardhshme do të shkurtojë deri në 7 mijë vende pune.
Prodhuesi nga Wolfsburgu në njoftimin e tij thotë se vendet e punës do të mbyllen për shkak të automatizimit intensiv "të punëve rutinë".
Kompania më tej shton se nuk do të ketë lëshim masiv të punëtorëve, por reduktimi i vendeve të punës do të realizohet ashtu që nuk do të pranojnë punonjës të rinj në vendet e atyre që pensionohen, përcjell Telegrafi.
Nga ana tjetër Volkswagen njoftoi se do të hapë 2 mijë vende të reja të punës në sferën e zhvillimit teknologjik.
Sipas kompanisë, hapat e ndërmarrë janë në përputhje me rritjen e fitimit në katër vitet e ardhshme. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/03/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































