Volkswagen paralajmëron se makina e re elektrike, do të bazohet në konceptin e ID (Foto)

Produkti final do të ketë vetëm ndryshime minimale
Makina elektrike ID, pritet të sjellë një frymë të re te prodhuesi gjerman Volkswagen, transmeton Telegrafi. Ky model është prezantuar për herë të parë në Paris Motor Show më 2016, ndërsa pritet të hyjë në prodhim gjatë vitit që vjen. Sikur në shumicën e rasteve, që prodhimi final dallon në mënyrë drastike prej konceptit, këtu është krejtësisht të kundërta. “Proporcionet, dizajni dhe madhësia e rrotave, do të jenë tërësisht të njëjta. Do të jetë veturë, që duket sikur doli prej panairi” ka thënë Greg Kable, shef i dizajnit në VW.
Megjithatë, disa ndryshime do të jenë. Do të shtohen kamerat anësore për arsye ligjore, teksa dyert nuk do të hapen me sistem elektrik, për shkak të kostos së lartë. Dallime tjera prej konceptit nuk pritet të ketë, së paku shpresohet që enterieri të jetë tërësisht i njëjtë. Mësohet se testimet në rrugë kanë përfunduar, teksa inxhinierët i kanë edhe 16 muaj për ta studiuar, derisa ta prezantojnë zyrtarisht.
Derisa në prodhim hyjnë gjatë vitit që vjen, nuk pritet që të lansohen deri më 2020, ndërsa për herë të parë do të dalin në shitje në Britani të Madhe. Fuqinë do ta ketë nga motori që prodhon deri në 168 kuajfuqi, teksa me një mbushje mund të udhëtojë prej 400 deri në 600 kilometra. Linja ID do të jetë shumë e rëndësishme për të ardhmen e Volkswagen, derisa mbajtja e pamjes së jashtme sikur te koncepti është një fillim i mbarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Erdogan u dhuron liderëve botëror nga një veturë të prodhimit turk

Shenjat e reja në ndërruesit automatik të shpejtësive, a e dini se çfarë do të thonë?

A është kjo vetura e re e Jaguarit?

Pse veturat elektrike nuk kanë gomë rezervë?

“Mbreti i peshave të rënda”, Volvo një prej liderëve në tregun e kamionëve

Viti 2013 - një periudhë sfiduese për BMW

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame