Volkswagen në bisedime të drejtpërdrejta me SHBA-në për tarifat

Prodhuesit gjermanë të veturave si Mercedes-Benz dhe BMW thuhet se po përpiqen të negociojnë tarifat drejtpërdrejt me Sekretarin e Tregtisë së SHBA-së, Howard Lutnick.
Shefi ekzekutiv i Volkswagen (CEO) Oliver Blume ka zbuluar në një intervistë me gazetën gjermane Suddeutsche Zeitung se kompania është në proces të negociatave me qeverinë amerikane mbi lehtësimin e mundshëm të tarifave dhe investimet e vazhdueshme amerikane.
Ndonëse kontakti kryesor për këto bisedime është Sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick, Blume tha se këto çështje kanë arritur edhe te presidenti amerikan, Donald Trump.
Ndër tjera, Blume theksoi se Volkswagen ishte i prirur të vazhdonte të investonte në SHBA, nëse mund të arrihet një marrëveshje e përshtatshme për tarifat, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se grupi tashmë ka më shumë se 20,000 punonjës në SHBA, me më shumë se 55,000 indirekt.
Ndërton autobusë shkollorë, vetura dhe kamionë.
Disa nga modelet e tij më të njohura janë Atlas, Passat dhe Atlas Cross Sport, të cilat prodhohen të gjitha në fabrikën në Tennessee
Kjo fabrikë monton gjithashtu modelin tërësisht elektrik të Volkswagen ID.4. /Telegrafi/


































