LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen Golf i ri do të arrijë si hibrid i butë (Foto)

Volkswagen Golf i ri do të arrijë si hibrid i butë (Foto)

Gjenerata e tetë e Golfit lansohet brenda këtyre muajve, andaj Volkswagen po bën të ditura kohë pas kohe, detajet që do t’i ketë produkti më i shitur i kompanisë.

Lajmi më i ri, është se do të arrijë si një hibrid i butë që prodhon 48-vollt, në përpjekje që të kursehet sa më shumë ekonomikisht, transmeton Telegrafi.

I njëjti sistem hibrid, pritet të bartet së shpejti në të gjitha modelet e reja nga VW.


“Sistemi i elektrifikuar i ngasjes, do të na mundësojë të zvogëlojmë shpenzimet dhe shmangim emetimin e gazrave, ndërsa rritë dinamikën dhe besimin” thuhet në raportin e prodhuesit gjerman.

Nuk janë dhënë detajet e funksionit të sistemit, i cili thuhet se kursen 0.3-litra benzinë në 100 kilometra.

Këto të dhëna pritet të bëhen të ditura në të ardhmen e afërt, para lansimit që fillimisht do të jetë vetëm për tregun evropian. /Telegrafi/