LAJMI I FUNDIT:

Vokrri takohet me delegacionin për çështje të gjyqtarëve të UEFA-s

Vokrri takohet me delegacionin për çështje të gjyqtarëve të UEFA-s

Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri ka pritur një delegacion nga UEFA.

Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri bashkë me nënkryetarin Agim Ademi, sot u takuan me delegacionin e UEFA-s për çështje të gjyqtarëve, Christopher Wilal, Vlado Shajin dhe Alan Souddy si dhe Jacques Bondallaz, nga zyra ligjore për çështje sportive në UEFA.

Në takim ishin edhe kryetari i Komisionit të gjyqtarëve Përpraim Hasani, sekretari i Komisionit Adem Çollakaj dhe zyrtari përgjegjës për marrëdhënie për çyshtje të gjyqtarëve Visar Kastrati.


”Ju falënderojë për mbështetje dhe ne si federatë e re në pranim sepse ne ekzistojmë shumë gjatë, kemi nevojë për mbështetjen tuaj dhe besojë se do të na ndihmoni që sa më mirë e më lehtë ta kalojmë këtë tranzicion. Ju lutem ndjehuni si në shtëpinë tuaj”, ka thënë Vokrri.

Nga delegacioni i UEFA-s, fjalën e mori Christopher Wilal, i cili duke falënderuar për mikpritje tha se këtu jemi për çështje të gjyqtarëve dhe të marrim sa më shumë informata për gjendjen e gjyqtarëve dhe kur të kemi një pasqyrë reale do të fillojmë punën dhe mbështetjen tonë dhe ju do të jeni pjesë e Konventës së gjyqtarëve.

Ndërsa, Jacques Bondallaz tha se “vërtet po ndihem si në shtëpinë time sepse kam previlegje dhe jam i gëzuar për dy arsye, jam edhe njeriu që kam qenë përgjegjës për aplikacionin tuaj dhe mund të ju them se e kishim shumë të vështirë sidomos në Budapest, por ne i kaluam këto sfida dhe unë urojë që të keni shumë suksese”, përfundoi ai.

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Liga e Parë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Kalo në kategori