LAJMI I FUNDIT:

Vogëlushja ra prej platformës te binarët, pak momente para se të afrohej treni (Video)

Vogëlushja ra prej platformës te binarët, pak momente para se të afrohej treni (Video)

Një dyvjeçare që ra prej platformës te binarët e një stacioni në Kinë, është shpëtuar prej punonjësi që hyri në hapësirën e ngushtë për ta ndihmuar.

Megjithëse ishte më nënën, fëmija vrapoi dhe ra poshtë afro një metër e gjysmë, ndërsa treni ishte duke u afruar, transmeton Telegrafi.

Të pranishmit kanë provuar t’i zgjasin rripat e belit, por ajo nuk dinte si t’i kapte.


“Ma jep dorën, mos u frikëso”, i ka thënë ngadalë punonjësi i stacionit, sepse ajo hezitonte t’i afrohej.

Ngjarja është bërë virale, për të ngritur vetëdijen mbi kujdesin e shtuar ndaj fëmijëve, që mund të largohen dhe të përfundojnë në situata të tilla. /Telegrafi/

https://youtu.be/NP-7_hv5sgY