Bashkëpunëtori i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, Toby Vogel, në një intervistë për Telegrafin, foli mbi zhvillimet e fundit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndërsa dialogu ka ngecur dhe ndodhet në një ngërç politik, Vogel theksoi rolin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara në këtë proces, si dhe ndikimin e ndryshimeve të fundit në udhëheqjen e BE-së.
Tani më janë gjetur zëvendësuesit e Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak.
Estonezja Kaja Kallas do të jetë Përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri. Ajo konsiderohet kritike e madhe e Rusisë, mbështetëse e vazhdueshme e Ukrainës, dhe përkrahëse e idesë që e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.
Ndërkaq, diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen, pritet të jetë përfaqësues i posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Sorensen ka përvojë të gjatë diplomatike në strukturat e BE-së. Ai aktualisht është Këshilltar i lartë në Shërbimin e Veprimit të jashtëm të BE-së (EEAS) për diplomaci digjitale.
Vogel konsideron se edhe me këto ndryshime nuk priten shumë rezultate, kjo pasi shton se duhet fillimisht të ndryshojë politikat aktuale të Bashkimit Evropian.
“Ndryshimi i përfaqësueseve të BE-së pa ndryshuar politikën nuk do të zgjidhë shumë çështjen e dialogut. Ndërsa emërimi i Miroslav Lajçak kishte qenë një gabim, jo vetëm sepse ai vinte nga grupi i vogël i shteteve anëtare jo-njohëse të pavarësisë së Kosovës. Problemi me dialogun shkon shumë më thellë sesa thjesht kush e menaxhon atë. Kam shumë shpresë që Kallas dhe ekipi i saj po e vlerësojnë çështjen nga të gjitha këndvështrimet dhe me një mendje të hapur”, thotë ai.
Më tej, Vogel shtoi se Kosovës nuk i duhet status quo-ja, pasi është e paqëndrueshme për arsye politike dhe sigurie.
Lidhur me neutralitetin e qëndrimeve ndërkombëtare karshi Kosovës dhe Serbisë, ai hodhi kritika të ashpra ndaj BE-së dhe SHBA-së.
“Për sa kohë që BE-ja dhe SHBA-ja e mbajnë mbështetjen e tyre për Vuçiqin, Kosova do të jetë në rrezik. Dhe nuk shoh asnjë indikacion deri më tani se fiksimi i Perëndimit ndaj Beogradit dhe Vuçiqit mund të ndryshojë”, tha ai.
I pyetur nëse gjatë këtij mund të ketë normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Vogel u shpreh skeptik.
“Pa një ndryshim thelbësor në qasjen e Perëndimit ndaj kësaj çështjeje, nuk e shoh që të ndodhë. Prej shumë vitesh, Brukseli dhe Uashingtoni kanë krijuar një situatë në të cilën Beogradi nuk ka asnjë shtysë për kompromis, dhe si rrjedhojë nuk ka një nxitje të tillë as për Prishtinën”, shprehet ai.
Ndërsa Kosova përgatitet për zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt, Vogel sugjeron se qeveria e ardhshme duhet të kërkojë marrëdhënie më të mira me aleatët perëndimorë, por vëren se ndryshimi i qasjes perëndimore është i vështirë.
Duke folur për Asociacionin, Vogel tha se ndër vite ka ndryshuar rruga e asaj çfarë ishte synuar “normalizimi i marrëdhënieve” mes dyja shteteve.
“Asociacioni u ra dakord në një mjedis shumë të ndryshëm, kur fokusi i dialogut ishte pa mëdyshje në qëllimin përfundimtar të “normalizimit”. Vitet e fundit, ky qëllim përfundimtar është lejuar të zhvendoset në një distancë të largët, dhe si rezultat nuk ka pasur lëvizje”, deklaroi Vogël./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Aksion i gjerë policor në Kaçanik, bastisje nën dyshimet për lidhje me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika

Maqedonci: Citova kryeministrin kroat për përfshirjen e Bullgarisë në marrëveshjen trilaterale

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Kush do të jetë ministrja e parë e kabinetit Rama nëse PS fiton zgjedhjet e 11 majit

Ka vdekur peshkopi mitropolit ortodoks i shqiptarëve në Argjentinë, Monsinjor Alejandro Greco

Sveçla pas aksionit në Kaçanik: Muhamed Lika, familja e tij, Policia e Kosovës, populli dhe shteti meritojnë drejtësi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pas fitores së Gjestit, Xheneta Fetahu: Shpresoj që të më lënë mua dhe të gjithë familjen time të qetë

“Dje, sot dhe nesër” - Egli poston videon e parë me Gjestin pas daljes nga Big Brother

Skenar i çmendur në Serie A: Ja çfarë ndodhë nëse Interi dhe Napoli përfundojnë sezonin me pikë të barabarta

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Si është të jetosh në vendin më të lumtur në botë?

Barcelona po planifikon të shesë dy yje për të financuar blerjen e Gyokeres