Policia e Kosovës, konkretisht policët e Stacionit Policor  të Prizrenit kanë ndërmarrë veprime të shpejta dhe profesionale pas një rasti të raportuar të vjedhjes së ndodhur më 24.06.2025, natën, rreth orës 01:50, në Sheshin “Shatërvan” në Prizren.

Sipas raportit, personi i dyshuar A.P. dyshohet se ka vjedhur çantën e viktimës A.K., në të cilën ndodheshin rreth 5 mijë mijë euro.


Tutje në njoftim thuhet se pas aktivizimit të njësive policore, rreth orës 04:00, patrulla ka arritur ta lokalizojë dhe ta arrestojë të dyshuarin në një lokal nate.

“Gjatë kontrollit, te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht 2540 euro – mjete që dyshohen të jenë të vjedhura. Në momentin e arrestimit, i dyshuari ka qenë nën ndikimin e alkoolit. Ai është marrë në pyetje mëngjesin e së njëjtës ditë, në prani të avokatit mbrojtës, dhe ka pranuar kryerjen e veprës penale të vjedhjes”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, për rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vijim. /Telegrafi/