LAJMI I FUNDIT:

Vodhën makinën dhe u aksidentuan, shqiptarët humbën tragjikisht jetën

Vodhën makinën dhe u aksidentuan, shqiptarët humbën tragjikisht jetën

Dy shqiptarë kanë vdekur dhe një i tretë ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmë në afërsi të Romës në Itali.

Sipas mediave italiane, të tre shqiptarët u përfshinë në një aksident me një makinë BMW që kishin vjedhur.

Për shkak të shpejtësisë së lartë të mjetit, automjeti u përmbys pranë komunës Segni dhe shpërtheu në flakë.


Dy prej shqiptarëve vdiqën në vendngjarje pasi nuk mundën të dilnin dot nga makina e përfshirë nga flakët.

Ndërsa i treti ishte hedhur nga dritarja, por përsëri ka mbetur i plagosur rëndë.

Që të tre janë identifikuar nga autoritetet, por emrat nuk janë bërë publik.

Kalimtarë të rastit lajmëruan policinë pasi panë automjetin në flakë.

Në vendngjarje shkoi edhe zjarrfikësja që bëri të mundur shuarjen e flakëve.

Të tre shqiptarët, sipas mediave italiane, janë me precedentë për krime kundër pronës.

Ndërkohë, karabinierët vijojnë hetimet për të rindërtuar dinamikën e aksidentit dhe për të zbuluar origjinën e makinës së vjedhur.

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Kalo në kategori