VMRO-DPMNE: Zaev dhe Janeva mendojnë se qëndrojnë mbi gjykatën

Partia VMRO-DPMNE ka reaguar pas zhvillimeve të sotme rreth lëndës ''Puç'', duke kritikuar ashpër liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, dhe prokuroren speciale, Katica Janeva, transmeton Telegrafi.
Sipas tyre, Janeva dhe Zaev kanë dalë me deklarime të ngjashme, sikur t'ua kishte përgatitur i njëjti ekip avokatësh. Më tej, VMRO thotë se që të dy kanë përdorur argumentet e njejta për të sulmuar gjykatën, duke shtuar se Zaevi dhe Janeva mendojnë se qëndrojnë mbi gjykatën, mbi ligjet dhe mbi Kushtetutën e vendit.
VMRO-DPMNE i kujton Zaevit se pikërisht ai ka qenë i akuzuar për rastin ''Puç'', si edhe për miton prej 100000 euro për Viceto, ndarkaq Katica Janevës ia kujton rastet e vendimit të saj për të mos e paraburgosur Zoran Verushevskin, si edhe falënderimin e Sonja Verushevskës për vendimin e këtillë të Janevës./Telegrafi/


































