LAJMI I FUNDIT:

VMRO-DPMNE: LSDM-ja dëshiron ta privatizojë gjyqësorin

VMRO-DPMNE: LSDM-ja dëshiron ta privatizojë gjyqësorin

VMRO-DPMNE-ja u është kundërpërgjigjur akuzave të sotme të LSDM-së, duke thënë se kjo parti nuk ka besueshmëri të flasë për partizim të gjyqësorit, pasi që brenda një dite zgjodhi 617 gjykatës dhe mbi 100 prokurorë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Mëtej, VMRO-DPMNE-ja akuzon LSDM-në për polarizim të popullit dhe drejtim kah rënimi i institucioneve të shtetit dhe sistemit, duke tentuar privatizimin e gjyqësorit.

Në reagimin e saj, VMRO-DPMNE-ja shtonë se nga kjo sjellje e LSDM-së ndaj institucioneve turpërohen të gjithë qytetarët e Maqedonisë, prandaj dënimi i LSDM-së vjen më 5 qershor, kur qytetarët do ta dënojnë për të dhjetën herë me radhë./Telegrafi/


Gjithashtu lexo: LSDM: Gruevskin nuk e shpëton vendimi i Gjykatës Kushtetuese