Një incident është verifikuar mes vëzhguesve në Vlorë, në qendrën e votimit në fshatin Ahmetaq. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por në zonë kanë mbërritur forca të shumta policore.

Një grup i posaçëm ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe ka shoqëruar dy persona, transmeton tch.


Sherri ka ndodhur jashtë ambienteve të qendrës së votimit, një shkollë 9-vjeçare.