LAJMI I FUNDIT:

Vlorë, gjendet vendi ku fshihen 456 kilogramë drogë

Vlorë, gjendet vendi ku fshihen 456 kilogramë drogë

Policia shqiptare vijon veprimtarinë e saj me qëllim që të dokumentojë dhe më pas të dërgojë në burg personat përgjegjës që kanë vënë në alarm disa shtete këto ditë, teksa transportonin drogë me gomone nga Shqipëria në Itali.

Në këtë operacion u përfshi policia shqiptare, ajo malazeze dhe italiane. Policia e Shqipërisë ka dhënë informacion në lidhje me çfarë po ngjan si dhe çfarë po bëhet për të dokumentuar ngjarjen dhe për të dërguar prape hekurave të burgut personat që dyshohet se janë pjesë e kësaj veprimtarie kriminale.

Policia është duke vijuar operacionin antikanabis në zonën e Gadishullit të Karaburunit pas kapjes së gomones që dyshohet se tentoi të trafikonte lëndë narkotike.


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcë dhe GdF kanë vijuar kontrollet në zonën e Karaburunit ku dy ditë më parë u pikas gomonia, dhe u gjetën 28 kg Cannabis Sativa.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga strukturat e DVP Vlorë u lokalizua vendi në të cilën ishte fshehur pjesa tjetër e lëndës narkotike që do të trafikohej, ndërkohë që në Bristan u sekuestruan sot edhe 456.9 kg Cannabis Sativa, në 21 pako, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Policinë e Malit të Zi janë duke kryer veprime hetimore ndaj shtetasve E.K., M.S., R.M., (shtetas malazez), dhe G.M., L.H., e J.M., (shtetas shqiptar), me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Zgjedhjet e 11 Majit, Rama: Mund të mos jem fare në listën e kandidatëve për deputetë

Zgjedhjet e 11 Majit, Rama: Mund të mos jem fare në listën e kandidatëve për deputetë

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Kalo në kategori