LAJMI I FUNDIT:

Vlorë, gjendet një trup i pajetë në plazhin e Zvërnecit

Vlorë, gjendet një trup i pajetë në plazhin e Zvërnecit

Trupi i pajetë i një personi është gjetur këtë të mërkurë në plazhin e Zvërnecit, në Vlorë.

Autoritetet lokale njoftojnë se, me të marrë informacionin policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes dhe e kanë gjetur kufomën në hyrje të plazhit.

Nga hetimet paraprake i ndjeri është identifikuar me inicialet A.J, 50 vjeç dhe dyshohet të jetë vetëhelmuar.


Megjithatë, një grup hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanve të ngjarjes.