Vlora Spanca: Auditimi i projekteve kapitale tregon për mangësi qysh në fazën e planifikimit

Qindra opinione, gjetje e rekomandime jepen në baza vjetore nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) për performancën e institucioneve publike dhe menaxhimin e parasë publike.
Menaxhim jo i mirë i parasë, menaxhim jo i mirë i kontratave, prokurimi publik, projektet kapitale, janë disa prej kategorive që kryen ZKA çdo vit e që vazhdimisht gjen mangësi në institucionet publike rreth menaxhimit të këtyre kategorive.
Vlora Spanca është në vitin e katërt të mandatit të saj të parë në krye të Zyrës Kombëtare të Auditimit.
Spanca vlerësoi Ministrinë e Drejtësisë si institucion që për disa vite pati një opinion të pastër.
“Është Ministria e Drejtësisë që ka opinionin e pastër, d.m.th. me vite të tëra krahasuar me ministritë e tjera, mirëpo gjithmonë duhet të kemi parasysh edhe kompleksitetin apo veprimtarinë që e ka Ministria. Në fakt edhe Ministria e Drejtësisë i ka të gjitha linjat buxhetore dhe të gjitha kategoritë, ka investime kapitale, pagesa të punonjësve, megjithatë nuk mund të them pse është dallimi në mes të Ministrisë së Drejtësisë dhe ministrive të tjera por rezultatet e tregojnë që MD ka vendosur një sistem të duhur të kontrollit të brendshëm e cila i ka parandaluar rreziqet sa i përket menaxhimit jo të mirë të financave publike si dhe ka siguruar cilësi të mirë të raportimit financiar”, tha Spanca gjatë intervistës e cila u transmetua në Kallxo Pernime.
Ajo shtoi se edhe për Ministrinë e Drejtësisë ka rekomandime, të cilat duhet t’i shqyrtojë por që në fund opinioni është i pastër.
Spanca renditi edhe disa nga ministritë që për shkak të kompleksitetit kanë opinion jo të pastër dhe kanë gjetje e rekomandime në raportet e auditimit.
“Është Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Ministria e Arsimit, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për shkak se bartin edhe një buxhet shumë më të lartë se Ministria e Drejtësisë dhe kanë para vetes do të thotë aktivitete që janë të ndërlidhura me investimet kapitale”, thotë Spanca.
Ajo tha edhe se në bazë të asaj që ka nxjerrë në pah ZKA është që investimet kapitale në përgjithësi, projektet kapitale kanë mangësi të shumta qysh në fazën e planifikimit dhe pastaj këto përcillen.
“Në fakt gjetjet në përgjithësi i dimë ato dukuri, ku janë mangësitë thelbësore në sistemin e menaxhimit të financave publike dhe cilat kanë mundësi të mos menaxhohen mirë, është kryesisht fusha e investimeve kapitale dhe ajo e mallrave dhe shërbimeve dhe gjithmonë aty ku përdoren edhe procedurat e prokurimit publik”, thotë tutje Spanca.
Auditorja e Përgjithshme tregon se gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit janë edhe sistematike, edhe individuale.
“Ajo çka e karakterizon është që në vazhdimësi të njëjtat mangësi përsëriten nga viti në vit dhe kjo është më shqetësuese, kur flasim për gjetje 870 gjetje audituese janë diku 113 që i takojnë vetëm investimeve kapitale dhe dukuria të cilën e ka karakterizu ndoshta vitin 2023 është posaçërisht çështja e financimit të projekteve kapitale ku ne kemi vërejtur që posaçërisht niveli lokal ka hyrë në obligime kontraktuale, ka nënshkruar kontrata pa i zotuar, pa pasur fonde të mjaftueshme në dispozicion”, shton Spanca. /Kallxo.com/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kamionët nga Kosova bllokohen në Durrës, Shqipëria pezullon protokollin T2

Hap një kapitull të ri në karrierën tënde!

Shërbimi i ri i transferit në aeroport lidh Prishtinën me Tiranën dhe Shkupin

Hapet barnatorja e parë e Ozone Pharmacy, synohet krijimi i rrjetit në tërë vendin

Ciao Berto sjell stilin evropian në hotelerinë e New York-ut- Një projekt i ri ndërkombëtar

Nënshkruhet partneritet strategjik mes Rotary Distriktit 7570, SHBA dhe Distriktit 2485, Shqipëri–Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Gazeta prestigjioze zvicerane "20 Minuten" shkruan për rastin e sulmit të Jozit ndaj Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Dhunë ndaj femrave, recidivist dhe i burgosur për tri vite - zbulohet dosja tronditëse e Jozi Markut në Zvicër?

Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero

Gjendja e Gjestit një ditë pas sulmit fizik të Jozit në Big Brother VIP Albania 4, që ndodhi në transmetim direkt

Klubi anglez mund të fitojë miliona euro falë Barcelonës në fund të sezonit

Skandal apo marketing? Pavarësisht dhunës në spektakël, Jozi fiton afro 10 mijë ndjekës më shumë në Instagram pas incidentit