Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur në kabinetin e saj drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, me në krye kryetarin e kësaj federate, Agim Ademi.
Gjatë këtij takimi u diskutua për zhvillimet në futbollin e Kosovës si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit mes MKRS-së dhe FFK-së.
Ministrja Dumoshi tha se është e interesuar që të zhvillojë sportin me anë të projekteve të natyrave të ndryshme, të cilat kanë një rëndësi të veçantë për avancimin e mëtejmë të futbollit të Kosovës. “Ju keni arritur të bëni më të mirën për Kosovën, sidomos në futboll, falë punës suaj të palodhshme dhe punës së të ndjerit Fadil Vokrri, duke filluar nga pranimi në UEFA e deri te lojërat e fundit të Kombëtares së Kosovës në futboll, me të cilat na bënë krenarë djemtë tanë” u shpreh ajo.
Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për mbështetjen e MKRS-së për infrastrukturën sportive, ku në këtë rast ministrja u shpreh se është “e interesuar që ta zhvillojë sportin edhe nëpër shkollat e ndryshme të vendit, në kuadër të masivizimit të tij, sepse rinia i duhet vendit tonë, ata duhet të qëndrojë në Kosovë dhe t’i shërbejnë asaj, prandaj jam e fokusuar që ta zhvillojë sa më shumë infrastrukturën sportive.”
Tutje, ajo shtoi se ”ndërtimi i terreneve sportive është lajmi më i mirë për sportin edhe për Kosovën. Bashkë me kryetarët e komunave dhe me ju do të shohim se në ç’fazë janë projektet e kësaj natyre dhe bashkërisht do të jemi të gatshëm të mobilizohemi dhe do t’i realizojmë të gjitha ato, nëpër të gjitha komunat e Kosovës.”
Ndërkaq, kryetari i FFK-së, Agim Ademi, e falënderoi ministren Dumoshi për pritjen dhe gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar dhe ndihmuar futbollin në Kosovë.
Ademi u shpreh se angazhimi i përbashkët për realizimin e plotë të projekteve infrastrukturore sportive i shërben dhe është në kontribut të avancimit të futbollit kosovar dhe ngritjes së cilësisë së tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania