‘Refugees International’, organizata që përpiqet të lehtësojë vuajtjet e njerëzve të zhvendosur nga konfliktet apo fatkeqësitë natyrore, tërhoqi përsëri mbrëmë vemendjen e donatorëve dhe të politikanëve për të ndihmuar. Në një mbrëmje gala në qendër të Uashingtonit, folën aktorë, ligjvënës dhe veprimtarë me njohje botërore.
Në këtë mbrëmje ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ishte ndër folëset kryesore.
Bota ndodhet në një krizë historike refugjatësh, me 65 milion njerëz të zhvendosur, numri më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky ishte vlerësimi i organizatës ‘Refugees International’, e cila vepron prej 38 vjetësh për të rritur ndjeshmërinë e atyre që kanë fuqinë dhe mjetet për të ndihmuar.
Vitin e kaluar, botës iu shtua një krizë e re refugjatësh, ajo e shkaktuar nga konflikti i përgjakshëm në Siri, që u shoqërua me imazhet tragjike të rënies së Alepos.
Një ndër folëset kryesore, ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, tha se pikërisht 18 vjet më parë, ajo vetë ishte një refugjate, e detyruar të zhvendosej si pjesë e fushatës së spastrimit etnik.
“Nuk do të harroj kurrë se si thërriste nëna ime: ‘Vlora, kujdesu për motrat dhe kurrë mos e harro vendlindjen. Sot, miliona refugjatë nga vende të ndryshme të botës janë të detyruar të jetojnë me të njëjtat fjalë në mendje: ‘Kurrë mos harroni se nga keni ardhur’”, rrëfen Çitaku.
Çitaku tha se askush në botë nuk dëshiron të jetë refugjat dhe askush nuk zgjedh të jetë refugjat.
“Më kujtohet se si dola nga shtëpia me tre motrat e mija, duke mbajtur të voglën në krahë, pa e ditur se ku do të shkonim, pa adresë, të ndarë nga çdo gjë që njihnim dhe donim. Jetonim me frikë, por e mbanim veten me shpresën se një ditë do të ktheheshim në shtëpi”, tha ajo.
Ajo tha se kishte ardhur për të treguar jo se kishte qenë refugjate, por se kishte mundur të kthehej në shtëpi. Historia e Kosovës, tha zonja Çitaku, tregon se njerëzimi është i aftë të bëjë mrekullira.
“Por ndërsa politikanët kanë nevojë për kohë për t’u marrë me problemet e botës, ne të tjerët thjesht kemi nevojë të tregohemi humanë dhe bujarë”.
Në mbrëmjen gala, Mbretëresha Noor e Jordanisë prezantoi një grup vullnetarësh nga Siria të njohur si Helmetat e Bardha. Ajo tha se ata kishin shpëtuar mijëra jetë njerëzish, të bllokuar nën rrënojat e bombardimeve dhe se qindra prej tyre kishin humbur vetë jetën duke shpëtuar të tjerët.
Senatori amerikan Chris Murphy e quajti “shumë të rrezikshëm” vendimin e administratës që, siç tha ai, “u mbyll dyert refugjatëve për të ardhur në Shtetet e Bashkuara”. Kjo, tha ai, ndihmon përpjekjet e atyre që rekrutojnë terroristë.
Udhëheqësja e pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, kritikoi planet e administratës Trump për të shkurtuar në mënyrë masive fondet e ndihmave amerikane për jashtë. Kjo, tha zonja Pelosi, do të ketë një ndikim negativ mbi refugjatët.
Ishte ftuar të interpretonte edhe kitaristi i njohur nga Kosova, Taulant Mehmeti, i cili ka qenë vetë refugjat:
“Mendoj se është shumë e rëndësishme të ndihmohen miliona fëmijët dhe njerëzit nëpër botë, të cilët janë refugjatë, pasi meritojnë të gjitha të drejtat si njerëzit e tjerë. Unë vetë kam qenë refugjat, prandaj e di rëndësinë më shumë se të tjerët. /Zëri i Amerikës/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Analistët komentojnë “ofertën” e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Trençevska: Normaliteti i ri i OBRM-PDUKM-së është të refuzojë ligjet që ndihmojnë qytetarët

Maqedonia e Veriut “abstenoi” në votimin e rezolutës ukrainase në OKB

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri