LAJMI I FUNDIT:

Vlerë Qerimi, sukseset e një karateiste edhe jashtë kufijeve pa përkrahje shtetërore: Qëllimin e kam të qartë, dua të bëhem kampione e Botës

Vlerë Qerimi, sukseset e një karateiste edhe jashtë kufijeve pa përkrahje shtetërore: Qëllimin e kam të qartë, dua të bëhem kampione e Botës

Vlerë Qerimi është një emër që po ngjitet me shpejtësi në skenën ndërkombëtare të karatesë, është një simbol i përkushtimit dhe talentit të jashtëzakonshëm që vjen nga qyteti i Gjilanit.

Karateistja e famshme kosovare ka filluar të merret me karate që në moshën 8-vjeçare, derisa Vlera ka kaluar 14 vite dedikim të plotë ndaj këtij sporti, duke u kthyer në një prej karateisteve më të shquara të vendit dhe jo vetëm.

Gjatë vitit 2024, ajo ka demonstruar aftësitë e saj të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare, duke përfaqësuar Kosovën në disa prej garave më prestigjioze të karatesë, përkundër se nuk e ka pasur përkrahjen e duhur as nga institucionet, megjithatë ka pasur biznese që e kanë mbështetur rrugëtimin e saj.


Në këtë vit të jashtëzakonshëm, Vlera ka marrë pjesë në Serie A në Athinë dhe Larnaca, Kampionatin Evropian, Kampionatin Evropian për Universitete, Serie A në Austri, Kampionatin Mesdhetar, Kampionatin Ballkanik dhe World Cup për ekipe.

Rezultatet e saj flasin vetë për nivelin e lartë të përgatitjes dhe talentit të saj: ajo ka arritur vendin e 5-të në Kampionatin Evropian individual, vendin e 5-të në World Cup 2024 ekipore, vendin e 3-të në Kampionatin Ballkanik si individualisht ashtu edhe në ekip, dhe vendin e 2-të në Kampionatin Mesdhetar ekipore ndër të tjera.

Për Vlerën, rruga drejt suksesit ka qenë e mbushur me sfida, veçanërisht në një vend ku mbështetja financiare dhe institucionale për sportin është e kufizuar. Megjithatë, ajo ka arritur të tejkalojë çdo pengesë me forcë dhe vendosmëri, duke dëshmuar se asgjë nuk mund ta ndalë në ndjekjen e ëndrrave të saj.

Në një intervistë për Telegrafin, Vlerë Qerimi tregon të arriturat e saj dhe pritshmëritë, ku në kokë ka vetëm një qëllim: Kampione e Botës në karate.

Përmbledhje e sukseseve të Vitit 2024

Gjatë vitit 2024, Vlera ka përfaqësuar Kosovën në shumë gara ndërkombëtare të rëndësishme, duke treguar talentin dhe vendosmërinë e saj në nivelet më të larta të karatesë.

Ndër garat kryesore ku ajo ka marrë pjesë janë Serie A në Athinë dhe Larnaca, Kampionati Evropian, Kampionati Evropian për Universitete, Serie A në Austri, Kampionati Mesdhetar, Kampionati Ballkanik dhe World Cup për ekipe.

Rezultatet e arritura

Pavarësisht konkurrencës së ashpër dhe sfidave të panumërta, Vlera është krenare për sukseset e saj në këto gara. Ajo ka arritur rezultate mbresëlënëse si vendi i 5-të në Kampionatin Evropian (individual), vendi i 5-të në Kupën e Botës 2024 (ekipore), vendi i 3-të në Kampionatin Ballkanik (individual dhe ekipore), vendi i 2-të në Kampionatin Mesdhetar (ekipore) dhe vendi i 5-të në Kampionatin Mesdhetar (individual).

“Sigurisht që am krenare për këto rezultatete të aritura gjatë vitit 2024, nuk ka qenë aspak e lehtë, por me punë të madhe dhe me disiplinë e përkushtim kam ardhur deri te këto rezultate”, thotë Vlerë Qerimi për Telegrafin.

Sfidat e një karateisteje në Kosovë

Nuk është aspak e lehtë të praktikohet sporti i karatesë në vendin tonë, por pasioni i madhë që ka Vlera për këtë sport e shtynë atë të vazhdoj tutje.

Karateistja gjilanase tregon edhe sfidat që ka në sportin që ajo e praktikon.

“Të jesh karateiste në Kosovë është një rrugëtim që kërkon përkushtim të madh dhe shpesh përballet me sfida përtej fushës së stërvitjes. Vlera ka përjetuar vështirësi financiare, pasi sporti kërkon investime të vazhdueshme – nga pajisjet, uniformat, shpenzimet për gara ndërkombëtare, deri te trajnimet dhe përgatitjet specifike”, thotë Vlerë Qerimi.

Përkundër se reprezenton Kosovën në arenën ndërkombëtare, shteti nuk i ka dalë në ndihmë karateistes për t’i siguruar së paku shpenzimet e udhëtimeve.

“Mungesa e mbështetjes institucionale dhe sponsorizimeve e bën këtë rrugë edhe më të vështirë, pasi mbështetja nga institucionet sportive shpesh është e kufizuar dhe sponsorët privatë nuk e shohin gjithmonë karateën si një mundësi investimi”, vazhdon tutje karateistja nga Gjilani e cila sigurisht që ka nevojë edhe për ndihmën e bizneseve dhe kompanive të mëdha vendore për ta përkrahur financiarisht drejt rrugëtimit për sukseset e reja.

Pritshmëritë për Vitin 2025, synon që të bëhet kampione e Botës

Vlerë Qerimi e pret një vit edhe më me shumë suksese se ai i kaluari, ku qëllimi në kokën e saj është i qartë: Kampione e Botës në karate.

“Në vitin 2025 pres që të shënojë kulmin e karrierës simesportive. Jam e bindur se ky vit do të sjellë më shumë rezultate se çdo arritje e mëparshme”.

“Synimi madhor i imi është që të bëhem Kampione e Botës në karate”, deklaroi karateistja gjilanase.

Me pasionin dhe përkushtimin e saj të palëkundur, Vlerë Qerimi është e vendosur të arrijë majat e sportit të saj dhe të bëjë krenarë jo vetëm veten, por edhe Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!

Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!

Liga e Kampionëve
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora

Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora

La Liga
Paul Scholes me një vlerësim brutal për tetë lojtarët që Man United duhet t'i shesë

Paul Scholes me një vlerësim brutal për tetë lojtarët që Man United duhet t'i shesë

Premier League
Nuk po luan shumë te Real Madridi, PSG shkon me ofertë tunduese te Rodrygo

Nuk po luan shumë te Real Madridi, PSG shkon me ofertë tunduese te Rodrygo

Ligue 1
Frika e Luka Modric nga pitoni dhe tërheqja e një tigri me konop - kroati bëhet viral në internet

Frika e Luka Modric nga pitoni dhe tërheqja e një tigri me konop - kroati bëhet viral në internet

Ndërkombëtare
Mbappe i përgjigjet Neymarit në lidhje me deklaratën se francezi ishte

Mbappe i përgjigjet Neymarit në lidhje me deklaratën se francezi ishte "xheloz" për kalimin e Messit te PSG

Ligue 1
Kalo në kategori