LAJMI I FUNDIT:

VLEN: Siguruam rritje pagash për punonjësit shëndetësorë

VLEN: Siguruam rritje pagash për punonjësit shëndetësorë

“Qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë shëndetësi moderne dhe punonjës të motivuar”, kshtu deklarojnë nga koalicioni VLEN.

Nga VLEN thonë se që kur e mori drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë Arben Taravari, shëndetësia është ngritur nga situata në të cilën ndodhej.

“Rritëm pagat për të gjithë punonjësit në bazë të koeficientit të ri. Çdo punonjës do të marrë 3,636 denarë më shumë në pagën mujore. Mjekët e kujdesit urgjent dhe ata që punojnë në kushte të rënda tani shpërblehen për punën e tyre të veçantë. Nuk harruam as infermierët dhe punonjësit që kujdesen për më të moshuarit apo fëmijët në trajtim intensiv. Për ta kemi siguruar rritje të pagave për të ndrequr padrejtësitë e së kaluarës. Pse e bëjmë këtë? Sepse besojmë se mjekët dhe infermierët tanë meritojnë kushte më të mira! Sepse e dimë që qytetarët meritojnë shërbime cilësore, respekt dhe kujdes shëndetësor si në vendet më të zhvilluara. Fillimi i realizimit të reformave të shumëpritura solli shpresë. Përpjekja për përmirësim ka ndikuar te pacientët, mjekët dhe i gjithë stafi mjekësor, si dhe te administratorët. Shëndetësia gjatë viteve të kaluara kishte humbur jo vetëm reputacionin e besimin, por edhe cilësinë e shërbimeve më të ndjeshme ndaj pacientëve”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.


Në trend Lajme

Më shumë
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori