VLEN: Përshëndesim vendimin e Prokurorisë Publike që ka hap lëndë për figurën e zezë Artan Grubi

Koalicioni VLEN ka reaguar ndaj njoftimit të fundit të Prokurorisë Publike dhe thonë se e përshëndesin vendimin e saj për të hapur lëndë për ish zv. kryeministrin Artan Grubi dhe gjykatësin Enver Bexheti të cilët së fundmi u përfshinë edhe në listën e zezë amerikane.
“Pas futjes së Artan Grubit në listën e zezë të SHBA-së, erdhi goditja e radhës ndaj tij dhe BDI-së kësaj here nga Prokuroria Publike. Koalicioni VLEN e përshëndet këtë hap të Prokurorisë, e cila duket se po jep shenja se është gjallë!
Koalicioni VLEN, si zëri i drejtësisë dhe mbrojtësi i qytetarëve, e ka thënë dhe do ta thotë gjithmonë: kushdo që ka abuzuar me ligjin dhe ka mbushur xhepat në kurriz të popullit do të përballet me drejtësinë! Sidomos ata që guxuan të shpëtojnë nga burgu Sasho Mijallkovin! Grubi dhe klika e tij nuk mund të fshihen më, ora e llogarisë ka nisur, dhe shqiptarët do të triumfojnë mbi korrupsionin!
Koalicioni VLEN ka kohë që paralajmëron se BDI është një parti e kapur nga struktura kriminale, të udhëhequra nga Artan Grubi. Ne pyesim se edhe sa mesazhe nga miku i shqiptarëve duhen për të kuptuar kjo parti se ka nevojë të bëjë reforma të thella programore dhe kadrovike, para se të guxojnë të kërkojnë besimin e shqiptarëve?
Ndikimi për ta liruar nga burgu Sasho Mijallkovin nuk është krim i vetëm i Grubit, por edhe i Ali Ahmetit, pasi ai ka qenë vetëm bedel i Ali Ahmetit. Artan Grubi është i lidhur edhe me krimet në kazinotë, fondet e striptizit për blerjen e Soravisë dhe komploteve të spiunazhit për kthimin e Nikolla Gruevskit nga Budapesti, BDI duket më shumë si një bashkësi e njerëzve të listave të zeza se sa një parti politike. Pas këtij turpi, anëtarët e ndershëm të BDI-së duhet të vendosin tenda në Reçicë të Vogël dhe të kërkojnë reforma urgjente për çlirimin e partisë nga ish-funksionarët e korruptuar.
VLEN do të jenë gardianët e vërtetë të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut!”, thonë nga VLEN-i.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë