VLEN: Kërkesa e BDI-së për zgjedhje të parakohshme, vetëm për të fshehur krimet dhe përgjegjësinë gjyqësore
Koalicioni VLEN i ka reaguar BDI-së, për komunikatën në të cilën ata kanë akuzuar zv/kryeministrin Izet Mexhiti për krim urban dhe si shërbëtor i industrisë së bixhozit.
Nga VLEN thonë, se BDI dhe kreu i partisë, Ali Ahmeti, nuk e ka të lehtë tani, kur kupton se nga SHBA interesohen për transaksionet e pronës familjare.
“Nga frika, i kanë ngatërruar gjërat dhe po i drejtojnë frustrimet opozitare drejt Izet Mexhitit, i cili para dy vjetësh paralajmëroi qartë se korrupsioni do ta çojë BDI-në në opozitë. BDI-ja ndaloi së interesuari për të drejtat e shqiptarëve në momentin kur u bë organizatë për pasurimin personal dhe familjar të individëve të veçantë. Mbretërit e bixhozit dhe prostitucionit në BDI, mëkatet për “Megawin” le t’i kërkojnë te Artani dhe Përparimi. Le t’i shohin edhe lidhjet me Beogradin dhe mafian serbe të bixhozit, që është e afërt me BDI-në. Me këtë retorikë të shtirur, BDI-ja konfirmoi se kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare shërben vetëm për të fshehur frikën nga përgjegjësia gjyqësore për krimin. BDI-ja do të donte që, në vend të përgjegjësisë për vjedhjen, të vazhdojë sërish një fushatë zgjedhore. Kjo nuk do të ndodhë. Tani asgjë nuk varet dhe nuk vendoset nga BDI-ja. BDI-ja ende nuk e ka kuptuar se për njerëzit e saj kryesorë nuk ka më vend as në skenën politike vendore, as në atë ndërkombëtare. Do ta kuptojnë, por deri atëherë, ajo që ka mbetur nga BDI-ja do të shkatërrohet edhe më tej. BDI-ja po lëviz drejt një kolapsi të pashmangshëm politik në zgjedhjet e ardhshme lokale, duke zgjedhur të paraqitet me udhëheqjen e korruptuar dhe të kompromentuar që është mishërim i keqpërdorimit dhe interesave personale. Me figura si Sadulla Duraku, Talat Xhaferi, Musa Xhaferi, Pucko Petrol dhe Blerim Bexheti, të cilët janë të përfshirë thellë në marrëveshje dhe afera të dyshimta, dhe disa prej tyre janë në listën e zezë të SHBA-ve, BDI-ja tregon arrogancën e saj të plotë, mungesën e kontaktit me realitetin, por mbi të gjitha paturpësinë përballë qytetarëve”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos