LAJMI I FUNDIT:

Vlahutin: Vettingu rol kyç për integrimin

Vlahutin: Vettingu rol kyç për integrimin

Reforma zgjedhore duhet të fillojë që ditën e parë të punës së parlamentit. Kështu u shpreh ambasadorja e BE në Shqipëri, Romana Vlahutin.

“Kjo reformë nuk duhet të fillojë në momentet e fundit, që  mos të arrihet dot shumë” u shpreh Vlahutin gjatë një intervistë në emisionin Kapital me gazetarin Aleksandër Furxhi.

“Unë mendoj që këtë herë reforma zgjedhore duhet të fillojë që me ditën e parë të punës se Parlamentit, jo në momentet e fundit që mos të arrihet dot shumë. Siç e thatë edhe ju, raporti përfundimtar i ODIHR-it do të dalë dhe ne do ta studiojmë atë me kujdes.


Reagime menjëherë pas zgjedhjeve mendoj që ka pasur edhe pak kundërshti edhe pak kërkesa për rinumërim. Janë shqyrtuar dhe besoj se të gjithë partnerët në proces e kanë pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe kështu e kemi kuptuar edhe ne”, u shpreh Vlahutin.

Në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE, Vlahutin tha se Shqipëria ka ecur gjatë gjithë kohës dhe sipas saj i takon BE që ta kuptojë këtë gjë e të bëjë një vlerësim, nëse kjo lëvizje është e mjaftueshme.

“Integrimi europian ka të bëjë me një trajektore, ka të bëjë me një lëvizje të përhershme përpara. Në këtë kuptim më duhet të them që Shqipëria ka ecur gjithë kohës. Ne duhet që të ndalojmë dhe ta kuptojmë këtë gjë e të bëjmë një vlerësim, nëse kjo lëvizje është e mjaftueshme dhe shpresoj që po”, shtoi ajo.

Vetingu, rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, është kyç tha Vlahutin dhe duhet të tregojë rezultate përpara se komisioni të konfirmojë rekomandimin e vetë.

“Ju e dini që ne kemi përpara disa momente shumë të rëndësishme në lidhje me reformën në drejtësi, e cila është në fakt reforma më e rëndësishme dhe më thelbësore që do të kalojë Shqipëria, sepse krijon hapësirën për të gjitha reformat e tjera dhe të gjitha reformat e tjera varen nga një gjyqësor profesional për arsye nga më të ndryshmet.

Vetingu, rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve do të fillojë shumë shpejtë dhe është thënë në vetvete si një element kyç, i cili duhet bërë patjetër, duhet të tregojë rezultate përpara se komisioni të konfirmojë rekomandimin e vetë. Kjo duke kuptuar natyrisht që puna për të 5-së prioritetet kyçe do të vazhdojë”, tha Vlahutin.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Kronika e Zezë
Kalo në kategori