Ambasadoria e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, ju përgjigj në mënyrë të prerë lajmeve që qarkullojnë ditët e fundit në media për një plan të BE-së për të ndërtuar në territorin e Shqipërisë kampe për refugjatët sirian si kusht për hapjen e negociatave.
“Jo, nuk ka asnjë plan dhe nuk ka asnjë përpjekje të tillë për të shkëmbyer me një kusht të tillë hapjen e negociatave me Shqipërinë, tha ambasadoria Vlahurin në një takimi me mediat, gjatë vizitës që po zhvillon sot në Bashkinë “Malësi e Madhe”. Nëqoftëse ka kushte për Shqipërinë, vazhdon ambasadoria, ato janë kushte për të përmirësuar më shumë vendin, në kuptimin e mirëqeverisjes. Pra, gjithçka që ka të bëjë me zbatimin e ligjit, me shtetin e të drejtës, me mirëqeverisjen, por asgjë që ka të bëjeëme migracionin apo ngritjen e kampeve për refugjatët”.
Ndërsa pritet rekomandimi pozitiv i vendeve të BE-së për çeljen e negociatave, ambasadoria Vlahutin vlerësoi reformat që ka ndërmarrë vendi.
“Për Komisionin Europian, tha ambasadoria Vlahutin, ka qenë e qartë se Shqipëria ka arritur në një fazë, ku duhet të hapë negociatat. Dhe ky është një faktor shumë i rëndësishëm. Në njëfarë mënyre, shtoi ajo, shqiptarët duhet të jenë të kënaqur me mënyrën se si janë bërë reformat, ndërkohë që, për pjesën tjetër, atë të çeljes se negociatave, do të presim datën 29 qershor”.
Ambasadoria Vlahutin vlerësoi reformën në drejtësi si reformën më gjithëpërfshirëse të ndërmarrë ndonjëherë në një vend në tranzicion. Ambasadoria tha se shpresonte që, para fundit të vitit, do të jenë ngritur institucionet e pavarura dhe procesi i Vetingut do të vazhdojë me ritme më të larta.
“Ky është një proces transformimi të brendëshëm, vazhdoi ambasadoria Vlahutin, dhe qytetarët shqiptarë i kuptojnë dhe i kërkojnë këto reforma për të jetuar më mirë dhe në një Shqipëri më të mire”.
Ndërkohë, duke ju përgjigjur shqetësimit të zyrtarëve vendorë të Bashkisë “Malësi e Madhe” në lidhje me problematikën e pronave, ambasadoria e BE-së tha se ishte tërësisht e vetëdijëshme se ku është një problem i jashtëzakonshëm dhe që ekziston në të gjithë Shqipërinë. Ajo shtoi se situata është urgjente për të zgjidhur çështjen e të drejtës së pronës, pasi ka të bëjë me të drjetat e njeriut dhe me investimet në vend. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite